122 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 9 728.
Në 24 orët e fundit 6 pacientë ka humbur jetën: një 64 vjeçar nga Kruja, një 79 vjeçare nga Fieri, një 81 vjeçar nga Kukësi dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 77 vjeçare, një 80 vjeçar dhe një 82 vjeçare.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në të dy spitalet COVID-19 po trajtohen 185 pacientë, 22 janë në terapi intensive dhe 8 janë të intubuar.
Lexoni: I riu që humbi 7 familjarë nga COVID-19, i pari që teston vaksinën e Oxford
Të infektuarit e rinj janë: 66 raste në Tiranë, 13 në Durrës, 7 në Kavajë, 5 në Elbasan, nga 4 raste në Lezhë, Cërrik, nga 3 raste në Shkodër, Kamëz, Vorë, nga 2 raste në Krujë, Kurbin, Korçë, Berat, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Devoll, Vlorë, Mirditë, Tepelenë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 141 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 5 441 që nga fillimi i epidemisë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto