Të gjithë qytetarët që ende nuk kanë përfituar nga dy paketat ndihmëse të qeverisë, duhet të paraqesin ankesë deri më 25 gusht pranë drejtorisë rajonale të tatimeve.
“Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar se data 25 gusht 2020 është afati i fundit i paraqitjes së ankesave për përfitim të ndihmës financiare sipas Paketave 1 dhe 2”, njofton DPT.
Institucioni i kujton qytetarëve të kontrollojë të dhënat e plotësuara në formularin e aplikimit, në mënyrë që të korrigjojnë të dhënat e hedhur gabim. Paketa e parë përfshinte dhënien e dy pagave mujore nga 26 mijë lek ndërsa paketa e dytë përfshin një page të vetme 40 mijë lek.
Lexoni: Rusia prezanton vaksinën anti-COVID, ekspertët janë të shqetësuar
Nga paketa e parë përfitojnë të gjithë personat, biznesi i të cilëve është mbyllur me urdhër të ministrisë së Shëndetësisë. Ndërsa nga paketa e dytë përfitojnë personat që janë hequr nga puna ose kanë mbyllur biznesin si pasojë e masave kundër koronavirusit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto