130 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 5649.
Në 24 orët e fundit 4 pacientë kanë humbur jetën: dy qytetarë nga Tirana, të dy 85 vjeç, një 79 vjeçare nga Mirdita dhe një 81 vjeçare nga Shkodra.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në të dy spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 23 janë në terapi intensive dhe 7 prej tyre janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 72 raste në Tiranë, 6 në Fier, 13 në Shkodër, nga 5 raste në Kukës dhe Lezhë, 4 në Korçë, nga 3 raste në Mat, Roskovec, nga 2 raste në Krujë, Kavajë, Lushnje, Berat dhe Sarandë, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Has, Vlorë, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Kuçovë, Gramsh dhe Skrapar.
Lexoni: Ministrja Manastirliu: Plani ynë për periudhën vjeshtë-dimër
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 23 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3054, që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar 43203 persona, prej të cilëve janë:
– 5750 të infektuar,
– 176 viktima;
– 3054 të shëruar,
– 2520 të infektuar aktivë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto