Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manasterliu, tha se ka filluar përgatitja për të përballuar situatën e vjeshtë-dimrit. Ajo apeloi për respektimin e rregullave që parandalojnë përhapjen e COVID-19 duke theksuar se nëse ato respektohen nga të gjithë, do të jetë më e lehtë për ta kontrolluar situatën.
Në një mesazh drejtuar qytetarëve ajo kujtoi se prej më shumë se 140 ditësh personeli shëndetësor po punon vazhdimisht, ndërsa njoftoi se ekspertët e shëndetësisë kanë përgatitur edhe planin se si do të menaxhohet periudha vjeshtë-dimër në vendin tonë.
Lexoni: OBSH paralajmëron: Mund të mos ketë kurrë një vaksinë
“Një betejë e gjatë ka filluar prej më shumë se 140 ditësh në spitalin infektiv dhe në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Dhe puna e ekipeve heroike, të mjekëve dhe infermierëve tanë po shpëton me qindra jetë njerëzish. Mjekët e familjes gjithashtu janë duke ndjekur shëndetin e mbi 1 mijë qytetarëve të prekur nga Covid-19,” – tha Manastirliu.
Për planin e përballimit të pandemisë gjatë periudhës vjeshtë dimër, ministrja shpjegoi se po punohet për:
- të fuqizuar kapacitetet spitalore në rrethe;
- të fuqizuar kapacitetet testuese dhe vaksinuese për grup-moshat më të rrezikuara;
- të krijuar skuadra të lëvizshme në Qendrën e Urgjencës Kombëtare;
- të krijuar personel për spitalet COVID-3 dhe COVID-4;
https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/663993024324649/
“Normaliteti i ri kërkon nga ne fare pak, shumë shumë pak! Të gjithë bashkë, duke respektuar rregullat e thjeshta, por jetëshpëtuese mund t’ia dalim! Asnjëherë nuk është vonë për të bërë gjënë e duhur! Filloje dhe ti nga vetja! Filloje sot,” – apeloi ministrja Manastirliu duke kujtuar mbajtjen e maskës dhe ruajtjen e distancës fizike si masat kryesore parandaluese të përhapjes së infeksionit.
Tashmë kemi hyrë në muajin e gjashtë të pandemisë, në Shqipëri janë raportuar 5,620 raste me COVID-19, prej të cilave 3,031 kanë mundur të shërohen, 2,417 mbeten ende mbartës të virusit ndërsa 172 persona kanë humbur jetën.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.