Fitimet e përgjithshme të Samsung u rritën me 23% në tre mujorin e dytë të 2020-ës, krahasuar me një vit më parë.
Rezultatet financiare u arritën nga kërkesa e lartë për çipe kompjuterike, që çoi në rritjen e çmimeve në tregjet globale. Miliona njerëz punuan nga shtëpia gjatë pandemisë, kështu që kërkesat për çipe u rritën ndjeshëm.
Qendrat e të dhënave kanë zgjeruar kapacitetet e tyre për të mbështetur punën dhe mësimdhënien nga shtëpia. Edhe kompanitë rivale të Samsung si SK Hynix dhe Micron Technology patën rritje të fitimeve dhe të ardhurave.
Lexoni: Shkencëtarët zgjidhin misterin e origjinës së Stonehenge
Samsung pret që shitjet e telefonave inteligjentë të rriten tremujorin e ardhshëm për shkak të lançimit të Galaxy Note 20 dhe një telefoni të palosshëm, me shumë mundësi Galaxy Z Fold 2.
Në Prill OnePlus prezantoi modelet e reja. Në shtator Apple prezanton iPhone 12 dhe Google prezanton Pixel 5 një muaj më vonë. Më 5 Gusht Samsung do të zbulojë gjeneratën e re të Galaxy Note.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.