108 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 5105. Në 24 orët e fundit 2 paciente kanë humbur jetën: një 68 vjeçare nga Shijaku dhe një 60 vjeçare nga Tirana.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në të dy spitalet Covid-19 po trajtohen 125 pacientë, 17 janë në terapi intensive dhe 7 janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 52 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 7 në Kukës, 6 në Fier, 5 në Mirditë, 4 në Tropojë, nga 3 raste në Vlorë, Kamëz, Përmet, nga 2 raste në Elbasan, Tepelenë, Memaliaj, nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Lezhë, Has, Pogradec, Përrenjas dhe Berat.
Lexoni: COVID-19, Rusia do të miratojë vaksinën e parë në gusht
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2830, që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 39 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 4997 të infektuar,
– 150 viktima;
– 2830 të shëruar,
– 2060 të infektuar aktivë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto