100 ditë pas heqjes së izolimit qyteti i Wuhanit kryeqendër e provincës Hubei në Kinë, ka pritur ditën e sotme pas një kohe të gjatë grupin e parë të turistëve. Wuhani që ishte epiqendra e shpërthimit të COVID-19 në Kinë, është hapur përsëri për turistët.

Mediat e huaja bëjnë me dije se grupi i parë i përbërë nga 8 turistë, të moshës nga 12 deri në 82 vjeç, erdhi nga provinca fqinje Hunan. Agjencia e udhëtimit angazhoi guidën më të mirë dhe një autobus të sterilizuar për të garantuar sigurinë e tyre dhe për të shënuar një eksperiencë sa më të mirë.

Turistët u ulën në autobus vetëm, dhe ishin pajisur me maska dhe dezinfektantë. Në turin e tyre katër ditor, ata do të vizitojnë disa nga atraksionet më të njohura të tij si Kulla e Verdhë, Rruga Chu Han dhe tregun Hubu Lane.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto