Masa të forta ndaj aplikacioneve kineze TikTok dhe WeChat - Business Magazine Albania

Masa të forta ndaj aplikacioneve kineze TikTok dhe WeChat

Këshilltari i tregtisë në Shtëpinë e Bardhë Peter Navarro tha të dielën se ai mendon që Presidenti Donald Trump do të veprojë me vendosmëri kundër aplikacioneve TikTok dhe WeChat, mes tensioneve në rritje midis Uashingtonit dhe Pekinit. Presidenti Trump javën e kaluar tha se ai po mendon të ndalë aplikacionin popullor TikTok, si një mënyrë për të ndëshkuar Kinën mbi pandeminë e koronavirusit.

Në një intervistë për Fox News, Navarro tha se “ajo që duhet të kuptojë populli amerikan është se të gjitha të dhënat që hyjnë në ato aplikacione, me të cilët fëmijët argëtohen aq shumë… shkojnë drejt dhe tek serverat në Kinë, pikërisht tek ushtria kineze, Partia Komuniste Kineze”. Ai tha se këto aplikacione mund të përdoren për të vjedhur pronësinë intelektuale. “Pra, prisni masa të forta për këtë” nga Presidenti Trump, paralajmëroi Navarro.

Aplikacioni për shpërndarjen e videove, TikTok, i cili po rritet me shpejtësi, i përket grupit kinez ByteDance dhe ka gati një miliard përdorues në të gjithë botën. TikTok ka kërkuar të distancohet nga pronarët e saj kinezë, duke vënë në dukje se ka një drejtor ekzekutiv amerikan dhe në mënyrë të vazhdueshme mohon pretendimet se i ndan të dhënat me Pekinin.

WeChat, në pronësi të Tencent, është aplikacioni kryesor i mesazheve në Kinë me më shumë se një miliard përdorues. Navarro akuzoi gjithashtu shefin e ri të TikTok, Kevin Mayer, ish-kreun e platformave dixhitale të kompanisë Disney, se ishte një kukull amerikane.

Të premten, kompania Amazon tha se gabimisht u dërgoi punonjësve një email ku u kërkohej të hiqnin aplikacionin TikTok nga celularët e tyre për shkak të shqetësimeve të sigurisë. Një zëdhënës i kompanisë Amazon më vonë i tha agjensisë franceze të lajmeve AFP se “nuk ka asnjë ndryshim në politikat tona në këtë moment në lidhje me TikTok-un”.

Ekipeve të fushatës elektorale demokrate për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara u është kërkuar që të shmangin përdorimin e TikTok-ut në pajisjet personale dhe, nëse kjo ndodh, ta mbajnë atë në një telefon që nuk përdoret për punë.

Firma hulumtuese eMarketer vlerëson se TikTok ka më shumë se 52 milionë përdorues në Shtetet e Bashkuara, dhe se ka fituar rreth 12 milionë të tillë që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit. TikTok-u është veçanërisht popullor mes përdoruesve në moshë të re të telefonave inteligjentë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0