Gjigandi amerikan i makinave elektrike Tesla, deklaroi se është shumë pranë arritjes së nivelit 5 të autonomisë së drejtimit. Lajmin e dha vetë shefi ekzekutiv i Tesla, Elon Musk, në një video gjatë Konferencës Botërore të AI (Inteligjencës Artificiale) në Shanghai.
Musk përsëriti se prodhuesi i automjeteve elektrike ka zgjidhur shumicën e sfidave thelbësore drejt arritjes së autonomisë së Nivelit 5, ose thënë ndryshe një automjet me vetë-drejtim, që nuk ka nevojë për njeri pas timonit. Shefi i Tesla dhe SpaceX ripohoi kështu një synim të shprehur për herë të parë në vitin 2019.
“Jam i sigurt se funksionalitetet bazike të nivelit 5 do të mbërrijnë këtë vit”, tha Musk. “Nuk ka sfida thelbësore.”
Tesla po garon me prodhuesit e makinave dhe kompanitë teknologjike përfshirë Alphabet Ëaymo dhe Uber Technologies po investojnë miliarda në industrinë e makinave autonome.
Kompania synon të arrijë kulmin e industritë duke sjellë makinën e parë tërësisht pa shofer. Pandemia e COVID-19 e ka forcuar këtë çështje, duke e bërë thelbësore distancën sociale.
Tesla u bë pak ditë më parë prodhuesi i makinave me vlerën më të lartë në botë duke parakaluar edhe Toyotën.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto