82 pacientë me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 2662. Një 63-vjeçar dhe një 65-vjeçar nga Tirana dhe një 60-vjeçar nga Elbasani kanë humbur jetën në spitalin Infektiv.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë, 78 pacientë po trajtohen në spitalin Infektiv, 9 prej tyre janë në terapi intensive, 2 të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë 30 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Kavajë, Fushë-Arrëz, 5 në Vlorë, nga 4 raste në Krujë, Durrës, Lushnje, nga 2 raste në Fier, Kurbin, Korçë, Berat, Dibër, Vau i Dejës, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Lezhë, Has, Pukë dhe Rrogozhinë.
Lexoni: OBSH-ja raporton situatën globale të COVID-19
Mes të infektuarve të rinj ka kontakte të personave të diagnostikuar më parë, por dhe raste të reja për të cilët po vazhdon hetimi epidemiologjik.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 43 qytetarë, duke e çuar në 1559 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 1034 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër,dhe Durrës.
Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 28 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 2662 të infektuar,
– 69 viktima;
– 1559 të shëruar,
– 1034 të infektuar aktivë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto