Amazon njoftoi se do të blejë Zoox, një startup për sistemin e vetë-drejtimit të makinave, i themeluar në vitin 2014. Amazon do ta përdorë teknologjinë e startup-it në makinat autonome.
Zoox do të vazhdojë të ekzistojë si një biznes i pavarur, sipas njoftimit të Amazon, me CEO-n aktuale, Aicha Evans. Misioni i përgjithshëm i kompanisë gjithashtu do të mbetet i njëjtë. Financial Times raporton se marrëveshja arrin vlerën e 1.2 miliardë dollarëve.
Vitin e kaluar Amazon ka investuar 530 milionë dollarë në startup-in e automjeteve autonome Aurora dhe ka testuar kamionët vetë-drejtues të mundësuar nga startup-i i mallrave Embark.
Lexoni: Numri 23 i revistës vjen tek ju me intervista, histori frymëzuese e vrojtime
Wall Street Journal raportoi në fund të majit se Amazon po e shikonte Zoox si një objektiv të mundshëm blerjeje dhe se marrëveshja kishte përparuar. Zoox ka zgjedhur një nga rrugët më të vështira për të hyrë në industrinë e makinave autonome duke ndërtuar jo vetëm sistemet dhe softuerin, por edhe vetë makinën.
Me mbështetjen e Amazon startupi mund të rivalizojë Waymo, projektin e Google për makinat autonome.
Ndërkohë, nëse Zoox vazhdon në rrugën e duhur, kjo mund të hapë një treg krejt të ri për Amazon – i cili do ta vinte kokë më kokë me Uber dhe Lyft pasi të maturohet teknologjia autonome e drejtimit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.