Ilaçi Remdesivir kundër COVID-19, autorizohet për përdorim në BE

Ilaçi Remdesivir kundër COVID-19, autorizohet për përdorim në BE

Remdesivir

Agjensia Evropiane e Barnave (EMA) ka rekomanduar që ilaçi anti-viral Remdesivir të autorizohet për përdorim në trajtimin e pacientëve me coronavirus në Bashkimin Europian.

“Remdesivir është i pari ilaç kundër COVID-19 që rekomandohet për autorizim në BE,” tha agjencia në një deklaratë.

Ilaçi është aprovuar për trajtimin e COVID-19 në Japoni dhe është i autorizuar për përdorim urgjent në Shtetet e Bashkuara për pacientë të caktuar.

Më 1 qershor, firma bioteknike, Gilead, tha që ilaçi i saj eksperimental Remdesivir, përmirësoi simptomat e COVID-19 kur u jepej pacientëve të shtruar në spital.

Sipas firmës, një studim që përfshinte 600 pacientë që kishin pneumoni të moderuar, por nuk kishin nevojë për mbështetje të oksigjenit, zbuloi se ata që morën remdesivir për pesë ditë ishin 65% më të predispozuar të përmirësoheshin me të paktën një në një shkallë shtatë pikësh.

Një studim i mëparshëm në Sh.B.A, i udhëhequr nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë zbuloi se ilaçi shkurtoi kohën mesatare të rimëkëmbjes nga 15 ditë në 11 ditë në pacientët e shtruar në spital me sëmundje të rëndë.

Më 16 qershor, studiuesit në Angli thanë që një steroide e lirë, e disponueshme gjerësisht – Dexamethasone – mund të zvogëlojë vdekjet me një të tretën në pacientët e shtruar në spital të rëndë. Kur u publikuan rezultatet, qeveria britanike menjëherë autorizoi përdorimin e drogës në Mbretërinë e Bashkuar.

Lexoni: COVID-19, Zbulohet ilaçi i parë, që shpëton jetën e pacientëve

Aksionet e Gilead janë rritur 17% këtë vit, pasi ilaçi i tyre dha shpresë për kurimin e pacientëve, shkruan Reuters.

Çmimi, me të cilin do të shitet Remdesivir nuk është publikuar ende nga firma.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0