COVID-19, Zbulohet ilaçi i parë, që shpëton jetën e pacientëve

COVID-19, Zbulohet ilaçi i parë, që shpëton jetën e pacientëve

dexamethasone

Një ilaç i lirë dhe gjerësisht i disponueshëm, i quajtur dexamethasone mund të ndihmojë në shpëtimin e jetës së pacientëve të sëmurë rëndë me koronavirus.

Ekspertët e Universitetit të Oksfordit në Britani thonë se përdorimi i këtij steroidi me dozë të ulët është një gjetje me rëndësi, në luftën kundër virusit vdekjeprurës.

Ai pakëson rrezikun e vdekjes me një të tretën për pacientët që janë në respirator. Për ata që janë me oksigjen, ilaçi e ul numrin e vdekjeve me një të pestën.

Ky është trajtimi i parë që premton shpëtimin e pacientëve të sëmurë rëndë me COVID-19. Ilaçi është pjesë e provës më të madhe në botë, që teston trajtimet ekzistuese për të parë nëse funksionojnë edhe kundër koronavirusit.

Nëse ilaçi do të ishte përdorur për të trajtuar pacientët në Mbretërinë e Bashkuar që nga fillimi i pandemisë, deri në 5,000 jetë mund të ishin shpëtuar, thonë studiuesit. Ky ilaç mund të ketë një përfitim të madh në vendet më të varfra, me numër të lartë të pacientëve të prekur me COVID-19.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka 200,000 rezerva të këtij ilaçi dhe thotë se NHS (Shërbimi Shëndetësor Kombëtar), do të bëjë që deksamethasoni të jetë i disponueshëm për pacientët.

Kryeministri Boris Johnson tha se ky ishte një rast i mirëfilltë për të festuar “një arritje të jashtëzakonshme shkencore britanike”, duke shtuar: “Ne kemi ndërmarrë hapa për të siguruar që kemi furnizime të mjaftueshme, madje edhe në rast të një piku të dytë të pandemisë”.

Shefi Ekzekutiv i Mjekësisë për Anglinë, Prof. Chris Whitty tha se kjo do të shpëtonte jetë në të gjithë botën. Rreth 19 nga 20 pacientë me koronavirus shërohen pa shkuar në spital. Nga ata që shkojnë në spital, shumica gjithashtu shërohen, por disa mund të kenë nevojë për oksigjen ose ventilim mekanik.

Dhe këta janë pacientët me rrezik të lartë, të cilët i ndihmon deksamethasoni. Ilaçi përdoret tashmë për të zvogëluar inflamacionin në një sërë gjendjesh të tjera, përfshirë artritin, astmën dhe disa gjendje të lëkurës.

Ky ilaç duket se ndihmon në ndalimin e disa prej dëmeve që mund të ndodhin kur sistemi imunitar i trupit, përpiqet të luftojë koronavirusin. Reagimi i tepërt i trupit mund të jetë vdekjeprurës.

Gjatë testimit, të udhëhequr nga një ekip nga Universiteti i Oksfordit, rreth 2,000 pacientëve në spital iu dha dexamethasone dhe u krahasua me më shumë se 4,000 që nuk ishin nën trajtimin e ilaçit.

Për pacientët me ventilatorë, ai ul rrezikun e vdekjes nga 40% në 28%.

Për pacientët që kanë nevojë për oksigjen, ai ul rrezikun e vdekjes nga 25% në 20%.

Profesor Peter Horby, që kryesonte ekipin, tha: “Ky është ilaçi i vetëm deri më tani që është treguar se ul vdekshmërinë – dhe e zvogëlon atë në mënyrë të konsiderueshme. Është një përparim i madh.”

Studiuesi kryesor Prof Martin Landray tha se gjetjet sugjeruan që një jetë mund të shpëtohej për:

  • çdo tetë pacientë në ventilator;
  • çdo 20-25 të trajtuar me oksigjen.

“Ka një përfitim të qartë,” tha ai. “Trajtimi me dexamethasone zgjat deri në 10 ditë dhe kushton rreth 5 paund për pacient. “Pra, në thelb kushton 35 paund për të shpëtuar një jetë. “Ky është një ilaç, që është në dispozicion globalisht”.

Kur është e përshtatshme, pacientëve në spital tani duhet t’i jepet pa vonesë, tha Prof. Landray. Por njerëzit nuk duhet të dalin dhe ta blejnë, për ta përdorur në shtëpi.

Dexamethasone nuk duket se ndihmon njerëzit me simptoma më të buta të koronavirusit, të cilët nuk kanë nevojë për ndihmë me frymëmarrjen.

Testimet e ilaçeve, që filluan nga muaji mars, gjithashtu studiuan ilaçin kundër malaries: hidroksilklorinën, e cila më pas ngriti shqetësime, pasi rrit vdekjet dhe problemet e zemrës.

Ilaçi antiviral, Remdesivir, i cili duket se shkurton kohën e rikuperimit për njerëzit me koronavirus, tashmë është duke u përgatitur për të qenë në dispozicion për sistemin shëndetësor.

Ilaçi i parë i provuar për të ulur vdekjen nga COVID-19 nuk është ndonjë ilaç i ri, i shtrenjtë, por një steroid i vjetër dhe i lirë. Kjo është diçka për të festuar sepse do të thotë që pacientët në të gjithë botën mund të përfitojnë menjëherë.

Dhe kjo është arsyeja pse rezultatet në krye të këtij testi janë nxitur – sepse implikimet janë kaq të mëdha në nivel global.

Dexamethasone është përdorur që nga fillimi i viteve 1960 për të trajtuar një gamë të gjerë të sëmundjeve, të tilla si artriti reumatoid dhe astma.

Gjysma e të gjithë pacientëve të infektuar, që kanë nevojë për ventilator nuk mbijetojnë, kështu që shkurtimi i këtij rreziku me një të tretën, do të kishte një ndikim të madh.

Ilaçi jepet në kujdes intensiv, në formë tabletash për pacientët me sëmundje më pak serioze.

Deri më tani, ilaçi i vetëm i vërtetuar, prej të cilit përfitojnë pacientët me Covid është remdesivir, i cili është përdorur për Ebolan.

Remdesiviri ka treguar që zvogëlon kohëzgjatjen e simptomave të koronavirusit nga 15 ditë në 11. Por provat nuk ishin aq të forta sa të tregonin nëse ulte vdekshmërinë.

Në dallim nga deksamethasoni, remdesivir është një ilaç i ri me furnizime të kufizuara dhe çmimi i tij nuk është shpallur ende.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0