Hapet gara ndërkombëtare për projektin e Tunelit të Llogarasë

Hapet gara ndërkombëtare për projektin e Tunelit të Llogarasë

Tuneli i Llogarasë

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku shpallën ditën e sotme garën ndërkombëtare për projektin inxhinierik të Tunelit të Llogarasë.

Balluku deklaroi gjatë prezantimit se tuneli do jetë i gjatë 6 km dhe do përshkrohet për 7-10 minuta. Ky projekt do shkurtojë rrugën e përshkrimit nga aeroporti, i cili pritet të ndërtohet në Vlorë dhe deri në bregdetin shqiptar.

Gara për tenderin pritet që të shpallet brenda këtij viti. Tuneli 6 km do të përshkohet për 7-10 minuta me shpejtësi 50-80 km/h. 37 minuta do të jetë koha e përshkimit të rrugës nga aeroporti (i Vlorës) në bregdetin shqiptar. Projekti do të ketë ndikim 550-650 milionë euro në ekonomi dhe punësimi 11600 persona”-tha ministrja e Infrastrukturës.

Gjatë prezantimit të hapjes së tenderit ndërkombëtar, ministrja Balluku njoftoi se:

“Ky do të jetë një tunel që pas ndërtimit do të kërkojë mbështetje financiare edhe nga përdoruesit duke aplikuar tarifë minimale. Kjo do të ndihmojë të paguajë sasinë e parave që do të vendosen për ndërtimin e tunelit.”

Lexoni: CEO i Google: Plani me 2 hapa për një jetë të suksesshme

Kryeministri Edi Rama tha se “projekti nuk do të bëhet me PPP, por do ta realizojë vetë shteti. “Zona ka një rëndësi strategjike për ekonominë dhe imazhin e Shqipërisë në botë. Një zonë ku interesi është i gjithanshëm. Sot jemi gati të materializojmë këtë projekt, që do të krijojë një akses tjetër, drejt zonës. Rruga më e mirë është që ky projekt të çohet deri në fund nga vetë qeveria dhe të financohet nga buxheti i shtetit.

 E rëndësishme është që të kemi në dorë një projekt serioz, se për të ndërtuar ka edhe kompani shqiptare. Aeroporti i Vlorës është qendra e gravitetit të këtij vizioni, tek zhvillimi i vijës bregdetare të Vlorës, që së shpejti fillon një segment të tretë që kapërcen atë pikën ndarëse mes qytetit dhe pjesës tjetër duke shkuar deri në Radhimë për të krijuar një vazhdimësi të lungomares”.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1192833821061171/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0