Blerja e Giphy nga Facebook, një motor kërkimi për imazhet GIF, është nën hetim nga autoriteti i konkurrencës në Britani. Libraria e pasur i Giphy me animacione të shkurtra është shumë popullore në aplikacionet e Facebook. Por gjithashtu ofron shërbim për rivalët e TikTok, Snapchat dhe Twitter.
Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve në Mbretërinë e Bashkuar (CMA) janë duke hetuar nëse blerja do të përbënte problem për konkurrencën. Blerjen Facebook e bëri të ditur në muajin Maj të këtij viti ndërsa rrjeti social tha se gjysma e trafikut të Giphy vjen nga aplikacionet e Facebook ku përfshihen WhatsApp dhe Instagram.
Facebook gjithashtu deklaroi se ka paguar 400 milionë dollarë për Giphy, duke siguruar se nuk do të ndikojë në marrëveshjet e bëra me partnerët e tjerë. Autoritetet kërkojnë që Facebook të mbajë kompaninë Giphy më vete me stafin dhe teknologjinë e saj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.