Forbes ka publikuar listën e të famshmëve më të paguar për 2020-n, me mogulen e bukurisë Kylie Jenner që mban vendin e parë. Ajo ka fituar 590 milionë dollarë nga shitja e 51% të aksioneve të firmës së saj të kozmetikës Coty në janar. Kunati i saj, reperi Kanye West renditet i dyti në listë me 170 milionë dollarë falë një pjese të madhe të fitimeve nga bashkëpunimi i Yeezy me Adidas.
Ylli sportiv, Roger Federer renditet i treti me 106.3 milionë dollarë. Kjo e bën atë tenistin e parë që renditet në krye, në mesin e shumë sportistëve në listë. Cristiano Ronaldo, i cili zë vendin e 4-t me 105 milionë dollarë fitim, është i vetmi miliarder i një sporti skuadre, që fitoi 1 miliard dollarë gjatë karrierës.
Lista e plotë:
#1 Kylie Jenner – $590 milion
#2 Kanye West – $170 milion
#3 Roger Federer – $106.3 milion
#4 Cristiano Ronaldo – $105 milion
#5 Lionel Messi – $104 milion
#6 Tyler Perry – $97 milion
#7 Neymar – $95.5 milion
#8 Howard Stern – $90 milion
#9 LeBron James – $88.2 milion
#10 Dwayne Johnson – $87.5 milion
#11 Rush Limbaugh – $85 milion
#12 Ellen DeGeneres – $84 milion
#13 Bill Simmons – $82.5 milion
#14 Elton John – $81 milion
#15 James Patterson – $80 milion
# 16 Stephen Curry – $74.4 milion
# 17 Ariana Grande – $72 milion dollarë
# 18 Ryan Reynolds – $71.5 milion dollarë
# 19 Gordon Ramsay – $70 milion dollarë
# 20 Jonas Brothers – $68.5 milion dollarë
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto