dua.com investon në aplikacionin Hello, arrihet partneritet strategjik mes dy kompanive

dua.com investon në aplikacionin Hello, arrihet partneritet strategjik mes dy kompanive

dua.com

dua.com, platforma e cila ka për qëllim bashkimin e shqiptarëve kudo në botë, ka njoftuar se ka realizuar një investim strategjik në aplikacionin Hello.

Javën e kaluar gjatë një takimi të mbajtur në mes të dy palëve, themeluesi i dua.com, Valon Asani, së bashku me Arian Kastratin i cili është bashkëthemelues i Hello App, kanë nënshkruar marrëveshjen e cila zyrtarizon investimin e dua.com në këtë aplikacion.

Themeluesi i dua.com, Valon Asani, rreth këtij investimi është shprehur: “Investimi strategjik dhe partneriteti me Hello App është një mundësi e shkëlqyer për dua.com. Ky aplikacion ka pothuajse 2 milionë përdorues dhe tashmë që prej katër vitesh është prezent në treg. Ne mund të mësojmë shumë nga përvoja e tyre dhe të shkëmbejmë me njëri-tjetrin njohuritë, aftësitë dhe strategjitë e biznesit”.

Ai më tutje ka shtuar: “Takimet rreth këtij bashkëpunimi kanë filluar rreth 6 muaj më parë. Ndërkohë ne vendosëm të investonim në Hello App, sepse përputhja dhe qëllimet në mes të dy palëve ishin shumë të qarta. Të dy ekipet punojnë nga Prishtina, të dy aplikacionet i takojnë fushës së stilit të jetesës dhe kanë për qëllim t’i bashkojnë njerëzit. Ndërsa Hello është në kërkim të audiencës nga i gjithë globi, dua.com është fokusuar vetëm tek shqiptarët nëpër vende të ndryshme të botës. Prandaj jemi entuziastë dhe mezi presim të forcojmë partneritetin tonë edhe më tej”.

Lexoni: ZERI.app, aplikacioni që ju kthen tekstet në audio

Ndërsa bashkëthemeluesi i Hello App, Arian Kastrati, rreth këtij partneriteti ka thënë: “Jemi të lumtur që më në fund gjithçka u finalizua me një marrëveshje prej të cilës të dyja kompanitë përfitojnë, e sidomos në aspektin e eksperiencës. Besoj që pas kësaj marrëveshje do të kemi mundësi të mësojmë shumë nga njëri-tjetri. Bisedat e takimet kanë rrjedhur shumë natyrshëm dhe kështu e kemi vërejtur se si mund të krijohet një efekt sinergjie, i cili na nevojitet për të arritur nivele edhe më të larta në fushën që operojmë”.

Hello u themelua në vitin 2016 dhe që atëherë ka arritur pothuajse 2 milionë shkarkime.

I krijuar si një rrjet audio social, ky aplikacion ka për qëllim të mundësojë lidhje të reja midis njerëzve, me misionin përfundimtar për t’i bërë bisedat audio më tërheqëse.

Vlen të theksohet se në vitin 2019 Hello App është vlerësuar me 1 milion euro, ndërsa sot kjo kompani ka arritur të vlerësohet me 3 milionë euro.

Ndërkohë, e themeluar në vitin 2019, dua.com synon të bashkojë shqiptarët në mbarë botën përmes tri kategorive: dashuri, ndihmë dhe biznes.

Lançimi i dua.com pritet të bëhet zyrtarisht në qershor të këtij viti, ky investim shënon një hap të madh jo vetëm për dua.com, por për të gjithë përdoruesit e të dy platformave./Telegraf

Për më shumë informata rreth aplikacioneve vizitoni:

www.dua.com

www.feelinghello.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Kurdoherë që shihni një person të suksesshëm, ju shihni vetëm lavditë publike dhe asnjëherë sakrificat private që janë bërë për t’i arritur ato.”
— Vaibvah Shah
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0