Nike i nxit njerëzit kundër racizmit në reklamën e re

Nike i nxit njerëzit kundër racizmit në reklamën e re

Nike po u bën thirrje njerëzve që jo vetëm të mos e pranojnë racizmin që ekziston sot në Amerikë, por të mbajnë një qëndrim të fortë kundër tij.

Të premten, më 29 maj, kompania e veshjeve sportive publikoi një reklamë të fuqishme të re, të titulluar “Një herë të vetme, mos e bëj”, (For once, don’t do it). Reklama vjen disa ditë pasi George Floyd, një njeri me ngjyrë, vdiq pasi polici i bardhë i Minneapolis, Derek Chauvin vendosi gjurin e tij në qafën e Floyd për 8 minuta dhe 46 sekonda.

Që nga vdekja e Floidit më 25 maj, njerëzit në të gjithë vendin kanë protestuar kundër racizmit dhe brutalitetit të policisë. Tani, Nike, një markë që ka folur vazhdimisht kundër padrejtësisë, gjatë viteve të fundit – po i lë të gjithë të kuptojnë qëndrimin e saj mbi çështjen e racizmit në Amerikë.

Ndërsa luhet muzika e pianos, reklama për një minutë shfaq teksin e bardhë në në një sfond të zi. Reklama fillon me sloganin e kompanisë, “Vetëm bëje”, (Just Do It).

“Një herë të vetme, mos e bëj. Mos pretendoni se nuk ka asnjë problem në Amerikë. Mos ia ktheni shpinën racizmit. Mos pranoni që të na marrin jetët e pafajshme”, thuhet në reklamë. “Mos u justifikoni më. Mos mendoni se kjo nuk ndikon tek ju. Mos u ulni dhe heshtni. Mos mendoni se nuk mund të jeni pjesë e ndryshimit. Le të jemi të gjithë pjesë e ndryshimit”.

Reklama më e re u nda gjithashtu nën hashtagun, #UntilWeAllWin,(Derisa Ne Të Fitojmë Të Gjithë), që është thirrja e Nike për barazi. Hashtagu është shfaqur në fushatat e kaluara, dhe fraza ” Derisa Ne Të Fitojmë Të Gjithë ” është e lidhur me Nike’s Common Thread Series, një seri videosh të krijuara nga Nike, në partneritet me Uninteroken, që funksionon për të ndarë histori të atletëve me ngjyrë.

Nike u ngrit dukshëm në këmbë për të dënuar racizmin dhe brutalitetin e policisë në vitin 2018 duke e bërë Colin Kaepernick imazh të fushatës “Just Do It”. Ish-qendërmbrojtësi u rrëzua nga NFL në vitin 2016, pasi ai filloi të gjunjëzohej gjatë Himnit Kombëtar në shenjë proteste ndaj brutalitetit të policisë dhe racizmit në Shtetet e Bashkuara. Ai që nga ajo kohë ka punuar me Nike për publikimin e disa reklamave. Kaepernich mishëron plotësisht citatin, “Besoni në diçka, edhe nëse do të thotë të sakrifikoni gjithçka”.

Nike

Nike gjithashtu përshkroi angazhimin e saj për barazi në mënyrë të detajuar, në faqen zyrtare të kompanisë.

Nuk ndodh shpesh që një markë të mbajë qëndrimin e duhur ndaj çështjeve delikate dhe të japë kontribute të vlefshme për ata që e rrethojnë, por Nike vazhdon të transmetojë mesazhe të qarta, që kanë kuptim për njerëzit.

Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0