Denis Gafuri përkrah Asetila Kostinger për iniciativën dhe trajnimin e dedikuar për vajzat dhe gratë në ndërmarrësi

Denis Gafuri përkrah Asetila Kostinger për iniciativën dhe trajnimin e dedikuar për vajzat dhe gratë në ndërmarrësi

Denis Gafuri

Denis Gafuri në bashkëpunim me Asetila Kostinger do të zhvillojnë trajnimin e dedikuar për vajzat dhe gratë në ndërmarrësi.

Për të gjitha vajzat dhe gratë, të cilat kanë ide biznesi dhe duan t’i futen fushës së ndërmarrësisë, nuk duhet ta humbasin këtë event.

Nëse keni ide për të përmirësuar botën, nëse jeni të apasionuar dhe të gatshëm për të punuar në idenë e biznesit tuaj, atëherë jeni të ftuar të merrni pjesë në trajnimin e ofruar pa pagesë nga AseTila Köstinger Von Sonnenland.
Detajet e trajnimit mund t’i gjeni duke klikuar këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0