Ashtu si sipërmarrjet private, edhe buxheti i shtetit pësoi dëme të mëdha nga masat shtrënguese kundër Covid, duke mbyllur për më shumë se dy muaj, pjesën më të madhe të aktiviteteve. Një rezultat i pritshëm ky për shkak të uljes së prodhimit dhe eksport-importit.
Por nevoja për të rritur shpenzimet në të njëtën kohë, bëri që deficiti buxhetor të shkojë në kushte të pazakonta. Ai gati u pesëfishua krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, gjatë periudhës janar-prill u arkëtuan 133 miliardë lekë, ose mbi 16 miliardë lekë më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Vetëm në muajin prill ulja e të ardhurave ishte 30%.
Ndërkohë shpenzimet e buxhetit, për shkak edhe të paketave mbështetëse u rritën mbi 4%.
Në uljen e të ardhurave ka një ndikim të madh tregtia dhe ulja rrjedhimisht ulja e të ardhurave nga TVSH.
Lexo: Rama: Gjobë për bizneset që nuk aplikojnë për pagën e luftës
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto