Në emisionin “Suksesi është qëllimi yt” që udhëhiqet nga Denis Gafuri, i ftuar kësaj radhe ka qenë eksperti shqiptar i meditimit, Sheki Useini. Sheki Useini është ekspert dhe mjeshtër i meditimit dhe hipnozës.
Siç edhe është thelbi i emisionit – pra qëllimi i suksesit – ashtu edhe Sheki ka treguar e shpjeguar rrugëtimin e tij të gjatë e plot sfida për ta arritur suksesin të cilin sot e gëzon.
Ndër të tjera, ai e shpjegon procesin e zhvillimit dhe rritjes personale në mënyrë të vazhdueshme. Si rezultat i kësaj, ai është autor i dy librave, në të cilat e shpjegon aspektin e zhvillimit profesional dhe spiritual.
Pjesa e parë e emisionit:
Sipas Shekit, nuk të nevojitet suksesi të cilin ti duhet ta paguash me shëndet e lumturi në jetë, por sukses është ai i cili krahas aspektit material të sjell edhe lumturi në shpirt!
Përveç këtyre, eksperti i meditimit dhe hipnozës e shpjegon edhe rëndësinë e procesit të vendimmarrjes dhe teknikat e meditimit të cilat duhet t’i aplikojmë, e që padyshim sjellin rezultat.
Në këtë emision do ta kuptoni qëllimin dhe vizionin që Sheki i kishte vendosur vetes përpara: lekët apo diçka tjetër më të rëndësishme?
Sa e rëndësishme është këmbëngulja dhe persistenca në arritjen e qëllimeve dhe sa sfiduese është kjo? Të gjitha këto dhe shumë tjera, na i shpjegon Sheki.
Pjesa e dytë e emisionit:
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto