Zgjimi i papritur i planetit: Reduktimi më i madh i emetimeve të CO2 që nga Lufta e Parë Botërore

Zgjimi i papritur i planetit: Reduktimi më i madh i emetimeve të CO2 që nga Lufta e Parë Botërore

planeti

Mes të gjitha lajmeve negative muajt e fundit, u shfaqën edhe lajm të bukura, të papritura. Të dhënat nga qendrat botërore për matjen e cilësisë së ajrit, si dhe imazhet satelitore të siguruara nga NASA dhe Agjensia Evropiane e Hapësirës, ​​dëshmojnë për uljen e ndotjes globale të ajrit. Pra, planeti ynë Tokë më në fund ka marrë frymë!

Lexo: Po rihapni biznesin tuaj? 3 mënyra për të lulëzuar

Emetimet e dioksidit të karbonit vlerësohet të bien me rreth 2.6 miliardë ton gjatë këtij viti. Kjo është një rënie gjashtë herë më e madhe e emetimeve sesa ajo që ndodhi pak më shumë se një dekadë më parë për shkak të krizës globale ekonomike. Është gjithashtu dyfishi i madhësisë së të gjitha reduktimeve të CO2 që nga Lufta e Dytë Botërore. Nëse kjo tingëllon e pabesueshme për ju, me siguri keni hasur imazhe nga India që dëshmojnë se majat e Himalajeve janë parë për herë të parë në tridhjetë vjet dhe nga një distancë prej 200 kilometrash.

Lajme të tjera pozitive që qarkullojnë nëpër botë po dëshmojnë për lulëzimin e natyrës. Më poshtë ju sjellim disa nga më mbresëlënëset.

  1. Kafshët mbretërojnë sërish dhe jo vetëm në natyrë

Mungesa e njerëzve në rrugët e qytetit, rënia e turizmit, ajri më i pastër dhe uji ishin “fatsjellësit” për lëvizjen e kafshëve, të cilat dolën në vende ku nuk kanë qenë për një kohë të gjatë. Mjelmat dhe peshqit pushtuan kanalet veneciane më të qarta se kurrë më parë, ndërsa dy rosa u “kapën mat” duke kaluar mbrëmjen në një shatërvan në sheshin Spanja në Romë. Për herë të parë në disa dekada, krokodilët dolën në plazhin meksikan Ventanila, i cili është i njohur për eko-turizëm.

  1. Maska dhe byrzylykë të bëra nga shishet plasike

A e dini se një shishe plastike mund të përdoret për të bërë dy kasa ​​mbrojtëse për një smartphone dhe disa rripa për ora dore? Kjo ide e pazakontë lindi nga bashkëpunimi i fundit midis markës skandinave tekstile Kvadrat dhe Samsung. I gjithë procesi i shkrirjes së plastikës dhe ndarjes së fijeve të tekstilit për të bërë kasa ​​është miqësor me mjedisin. Duke vazhduar në të njëjtën mënyrë, një pjesë e të ardhurave nga shitja e kësaj linje speciale kasash për Galaxy S20+ do t’i dhurohen një programi të Kombeve të Bashkuara kushtuar zhvillimit të qëndrueshëm.

Lexo: 8% e bizneseve kërkojnë të mbyllen. Sondazhi i BiznesAlbania dhe Dhomës Kombëtare të Zejtarisë

  1. Pak më shumë të dhëna numerike

Kina, si një nga ndotësit më të mëdhenj, regjistroi një rënie në emetimet e CO2 deri në 25 përqind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Një shkencëtar nga Universiteti Stanford parashtroi një fakt të jashtëzakonshëm për uljen e emetimeve të CO2, i cili potencialisht ka shpëtuar gati 77,000 jetë në Kinë gjatë janarit dhe shkurtit.

  1. Koleksionet e Pranverës – Riciklim apo Upcycle?

Industria e modës është një nga ndotësit kryesorë të mjedisit, si për shkak të përdorimit të burimeve të parinovueshme ashtu edhe për shkak të shkatërrimit të materialeve që nuk mund të shiten dhe të ruhen. Kjo është arsyeja pse sot shtëpitë e modës po kthehen gjithnjë e më shumë te modeli i upcycling, d.m.th. po ripërpunojnë dhe rimarrin copa të rrobave ekzistuese. Një shembull veçanërisht krijues dhe me përgjegjësi sociale vjen nga një markë Daneze-Holandeze, e cila i bën të gjitha rrobat nga shtratet dhe perdet e përdorura të hoteleve pariziene.

Lexo: Brian Chesky parashikon një të ardhme jashtëzakonisht të ndryshme të udhëtimit dhe jetesës, dhe kjo tingëllon e shkëlqyeshme

Mënyrat se si mund të mbrojmë planetin tonë dhe të gjithë banorët e tij janë vërtet të shumëllojshme, duke vepruar si individë ose brenda organizatave dhe kompanive të mëdha. Çdo përpjekje është e rëndësishme dhe paraqet një hap më afër një të ardhmeje më të mirë dhe më të pastër, në të cilën një lajm i tillë pozitiv nuk do të jetë më i pazakontë.

 

 

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0