5 vite përvojë në prodhim artikujsh, intervistash dhe ndjekje eventesh na kanë ndihmuar të përmirësohemi në përmbajtje dhe në formë. Ditëlindjen tonë të pestë zgjodhën ta celebrojmë me një websitë të rifreksuar, në mënyrë që materialet tekst dhe video të gjenden më lehtësisht nga ana juaj.
Një mirëstrukturim i website ju sjell që në krye rubrikat që ne kemi shumë për zemër ti ndjekim dhe janë pjesë e misionit tonë, si ajo që flet për atë që ndodh ndodh me botën e startupeve, eventet që ndodhin, revistat e Businessmag dhe librat, të cilat mund t’i blini apo shkarkoni.
Kur keni hapur website-n e Businessmag ju do të mund të gjeni lehtësisht të gjitha njoftimet për trajnim, thirrjet për aplikime, apo punësim. Platforma është e pasur, por më praktike, ndërkohë që puna e zhvilluesve tanë dhe dizajnerëve e bëjnë atë më tërheqëse dhe lehtësisht të aksesueshme.
Lexo: Businessmag, 5 vite rrugëtim me ju
Platforma e parë digjitale kushtuar sipërmarrjes ka një audiencë aktive në rritje. Sot numërojmë mbi 150 mijë vizitorë në muaj në website. Një pjesë e rëndësishme e BusinessMagazine janë top artikujt më të lexuar të javës. Ato mbërrijnë në rreth 20 mijë kontakte tonat çdo javë, ndërsa në mediat sociale numërojmë mbi 10 mijë connections në LinkedIn, mbi 9000 followers në Instagram dhe mbi 750 subscribers në You Tube.
Vijoni të informoheni me ne dhe të rritemi së bashku.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.