Universitetet do të hapen, studentët, që diplomohen kthehen të parët

Universitetet do të hapen, studentët, që diplomohen kthehen të parët


Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, në një komunikim publik ditën e sotme tregoi se si do të procedohet me arsimin e lartë dhe mësimin në universitete.

Teksa theksoi faktin se mësimi online ka krijuar pabarazi mes studentëve, ministrja tha se në bashkëpunim me universitetet dhe pas propozimeve të marra prej tyre, ministria kishte hartuar një rregullore me 4 pika.

Ministrja Shahini sqaroi se:

  • Studentët e vitit të fundit, në të gjitha ciklet e studimit, të cilët do të diplomohen, do të nisin mësimin në qershor dhe provimet do t’i japin në korrik deri në javën e parë të gushtit.
  • Ndërsa studentët e viteve të tjera do të nisin shkollën më 25 gusht deri në fund të shtatorit, ndërsa provimet dhe riprovimet do t’i japin në tetor.
  • Universitetet private mund t’i rikthehen më shpejt auditorëve pasi kanë më pak studentë. Ato janë të detyruar të ndjekin rrregullat për distancimin social dhe atë të dezinfektimit të ambienteve.
  • Znj. Shahini tha se në bazë të kësaj rregulloreje, studentët duhet të rikthehen në auditore të ndarë në 2 grupe gjatë muajit qershor dhe gusht, ndërsa shtoi se nisur nga vonesat, viti i ri akademik do të nisë në nëntor.

“Rektorët kanë sjellë propozimet e tyre për mbylljen e vitit akademik, që siguron në radhë të parë ruajtjen e shëndetit të studentëve. Bazuar mbi këto propozime, ministria kërkon nga universitetet marrjen e disa masave për mbylljen e drejtë të vitit akademik.

Deri më datën 15 maj universitetet, që do të kthehen në auditore, duhet të detajojnë planin e tyre për kthimin e studentëve në shkolla, atë të distancimit fizik, dezinfektimin dhe numrin e studentëve dhe t’ia dërgojnë atë ministrisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0