Miratohen ligjet e propozuara nga Këshilli i Ministrave. Siguron mbështetjen për 176 mijë qytetarë dhe biznese për situatën e shkaktuar nga COVID-19

Miratohen ligjet e propozuara nga Këshilli i Ministrave. Siguron mbështetjen për 176 mijë qytetarë dhe biznese për situatën e shkaktuar nga COVID-19


Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, me anë të një postimi në Facebook njoftoi se Parlamenti sot ka miratuar 5 ligjet e propozuara nga Këshilli i Ministrave.

Lexo: Rihapen aplikimet për ndihmën financiare të Paketës Nr.1 nga data 30 Prill deri më 5 Maj

Anila Denaj shkruan se: “Qeveria Shqiptare vijon punën për përmirësimin e kuadrit ligjor si një komponent i rëndësishëm i zhvillimit financiar dhe ekonomik të vendit në nivel afatmesëm”.

5 ligjet përfshinin:

  1. Akti Normativ për ndryshimet në buxhetin e vitit 2020:

Siguron mbështetjen për 176 mijë qytetarë dhe biznese për situatën e shkaktuar nga COVID-19.

  1. Ligji për shërbimet e pagesave:

Siguron rritje të konkurrencës, përafrim me direktivat e BE-së, reduktim të kostove të transaksioneve, mbrojtje e mëtejshme e konsumatorëve, shërbime më transparente dhe zgjerim të potencialit për zhvillimin e teknologjisë inovatore financiare #FinTech.

  1. Ligji për Shoqëritë e Investimeve Kolektive:

Hapi i parë i Qeverisë drejt krijimit të një tregu funksional të kapitaleve në Shqipëri, që siguron liberalizimin e tregut të fondeve të investimeve, përafrim me direktivat e BE-së, mundësi të reja të financimit për biznesin shqiptar dhe zgjerim të bazës së investitorëve dhe mbrojtje të tyre

  1. Ligji për pyjet

Jep zgjidhje problemeve të lidhura me pronësinë e pyjeve, dhe përcakton kriteret për mbrojtjen dhe shfrytëzimin e tyre.

Lexo: Po përpiqesh të gjesh një podcast të vlefshëm? Ju sjellim 5 podcast-e të përzgjedhura për kënaqësinë tuaj

  1. Ligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Huasë me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për Politikën për Zhvillim për aksesin e barabartë gjinor në mundësitë ekonomike:

Do të financojë dhe sigurojë rritjen e aksesit të grave në pasuri dhe tregun e punës dhe kuadrin e nevojshëm për një politikëbërje të informuar gjinore.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0