Guvernatori: “Të mësojmë nga e kaluara për një të ardhme më të sigurt”

Guvernatori Sejko: Të mësojmë nga e kaluara për një të ardhme më të sigurt


Në Shkurt Guvernatori Gent Sejko mbajti një leksion në ambientet e Shkollës Ekonomike dhe Shkencave Politike të Londrës (LSE) me temë “Sfidat financiare në ekonomitë e vogla të hapura – perspektiva e bankës qendrore”.

Sipas Bankës së Shqipërisë, ky leksion u organizua në kuadër të bashkëpunimit që Banka e Shqipërisë ka ndër vite me Shkollën Ekonomike dhe Shkencave Politike të Londrës (LSE) dhe u ndoq nga ekspertë ndërkombëtarë në fushën e ekonomisë, akademikë të Universitetit, nga studentë të huaj dhe shqiptarë, që studiojnë pranë kësaj shkolle.

Lexo: Rritja e përdorimit të teknologjisë. Sejko: Bankat tregtare të monitorojnë risqet

Leksioni i prezantuar nga Guvernatori Sejko ishte i konceptuar në katër seksione: zhvillimet dhe trendet ekonomike në vendet e rajonit, dobësitë strukturore në sektorin financiar e bankar në Shqipëri, masat e ndërmarra dhe rezultatet e politikave të ndjekura për t’i adresuar këto dobësi, si dhe sfidat e të ardhmes në politikëbërjen e Bankës së Shqipërisë.

“Lidhur me panoramën ekonomike shqiptare, Guvernatori Sejko theksoi se ritmi i rritjes ekonomike ka vijuar të jetë pozitiv, i shoqëruar me rritje të punësimit dhe të pagave, si dhe me një tendencë të qartë të kthimit të ekonomisë në ekuilibrin e saj afatgjatë. Ai u shpreh se Banka e Shqipërisë ka dhënë një kontribut të vyer nëpërmjet politikës monetare lehtësuese në mbështetje të kësaj rritjeje ekonomike të qëndrueshme dhe të garantimit të stabilitetit makroekonomik të vendit.

Në vijim, Guvernatori prezantoi në mënyrë të detajuar masat e ndërmarra dhe rezultatet e politikave të ndjekura nga institucioni që ai përfaqëson, ku u shpreh se në fokus të punës së Bankës së Shqipërisë, krahas ruajtjes së stabilitetit të çmimeve, kanë qenë gjithashtu qëndrueshmëria e kursit të këmbimit, nxitja e kreditimit të shëndetshëm, nxitja e përdorimit të monedhës kombëtare në sektorin financiar, reduktimi i kredive me probleme, zhvillimi i sistemit të pagesave, edukimi financiar etj.

Guvernatori u shpreh se Banka e Shqipërisë së bashku me Shoqatën Shqiptare të Bankave, me synim nxitjen e kreditimit, si një burim i pazëvendësueshëm për rritjen ekonomike dhe ndërmjetësimin financiar, krijuan Platformën për Rigjallërimin e Kreditimit, e cila përbën një plan të përbashkët veprimesh që synon përmirësime rregullative dhe iniciativa konkrete.

Gjithashtu, Guvernatori e njohu auditorin me projektligjin “Për shërbimet e pagesave” dhe risitë që ligji do të sjellë në tregun bankar. Guvernatori Sejko theksoi se me miratimin e këtij projektligji do të krijohen kushtet e favorshme për promovimin e risive teknologjike, si dhe do të rritet konkurrenca në treg”.

Gjithashtu gjatë leksionit, Guvernatori i njohu studentët me mënyrën se si Banka e Shqipërisë është përballur me sfidat e tregut financiar në Shqipëri. Ai theksoi, se: “Banka e Shqipërisë ka punuar për përmirësimin e mëtejshëm të arkitekturës rregullatore të sistemit financiar dhe për forcimin e rrjetave të sigurisë financiare, që kanë kontribuar në konsolidimin e mëtejshëm të këtij sistemi”.

Në vijim, Guvernatori prezantoi mësimet e nxjerra përgjatë zbatimit të politikave të ndërmarra, rregullimit dhe mbikëqyrjes së tregut financiar, si dhe sfidat e reja të lidhura me inovacionin në këtë treg e me integrimin gjithnjë e më të madh të Shqipërisë në proçeset e globalizimit.

Gjatë leksionit të hapur Sejko tregoi, se: “Një nga dobësitë strukturore më të theksuara të sektorit bankar në Shqipëri dhe gjithashtu ndër sfidat më të rëndësishme të Bankës së Shqipërisë ka qenë ulja e nivelit të kredive me probleme. Ky nivel arriti vlerën maksimale në 25% të stokut të kredive 5 vite më parë. Falë planit të masave për reduktimin e nivelit të kredive me probleme, i ndjekur nga Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me institucionet e tjera, u arrit që ky nivel të nisë e të ruajë një tendencë të qëndrueshme rënëse, për të arritur minimumin e tij historik prej 8.3% në muajin janar 2020”.

Guvernatori e mbylli leksionin duke theksuar, se: “Si politikëbërës duhet të mësojmë nga e kaluara, në mënyrë që e ardhmja të jetë më e sigurt”. Ky leksion u ndoq me interes nga të pranishmit dhe auditori u tregua tepër aktiv duke shfrytëzuar rastin për t’i drejtuar Guvernatorit pyetje mbi argumente të ndryshme që lidhen me bankën qendrore dhe ekonominë në përgjithësi.

Lexo: Banka e Shqipërisë dhe Shoqata e Bankave, në nxitje të kreditimit

“Ai zhvilloi takime me profesorë dhe studentë shqiptarë që punojnë dhe studiojnë pranë këtij universiteti, duke i njohur ata nga afër me politikat ambicioze të Bankës së Shqipërisë, për thithjen e burimeve njerëzore të kualifikuara në shkollat prestigjioze, siç është edhe LSE” – njoftoi Banka e Shqipërisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0