Banka e Shqipërisë dhe Shoqata e Bankave, në nxitje të kreditimit - Business Magazine Albania

Banka e Shqipërisë dhe Shoqata e Bankave, në nxitje të kreditimit


Pas një tryeze të përbashkët të zhvilluar në maj me bankat tregtare, me temë “Sektori bankar si kontribues i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit”, Banka e Shqipërisë bën të ditur se ka pasur një punë të përbashkët me Shoqatën Shqiptare të Bankave për hartimin e një platforme me objektiva konkretë për rigjallërimin e kreditimit në ekonominë shqiptare në afat të mesëm.

Ndaj sot ka një plan të përbashkët veprimesh që angazhon Bankën e Shqipërisë dhe sistemin bankar për të përmirësuar rregulla dhe iniciativa konkrete, me synim nxitjen e kreditimit si një burim i pazëvendësueshëm për rritjen ekonomike dhe ndërmjetësimin financiar.

Aktualisht në Shqipëri, kreditimi mesatar i sektorit privat nga bankat, (si peshë ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto), është në një nivel më të ulët krahasuar me mesataren e vendeve të Bashkimit Europian. Sipas Bankës së Shqipërisë, pas krizës financiare globale të vitit 2008, kjo tregon për rritjen e rrezikut të veprimtarisë dhe rënien e kërkesës për kredi.

Megjithatë, treguesit financiarë të sektorit bankar dhe të dhënat e vrojtuara sa i përket ngarkesës me borxh të familjeve dhe të ndërmarrjeve, dëshmojnë se potenciali për zgjerimin e kreditimit në tërësi dhe në sektorë të caktuar është i konsiderueshëm. Duke treguar kujdesin e nevojshëm dhe në varësi të ecurisë së kërkesës për kredi, bankat kanë hapësira për të rritur kreditimin me ritme më të shpejta, veçanërisht në monedhën kombëtare dhe në drejtim të sektorëve e subjekteve që kanë qenë më pak të financuar deri tani.

Me qëllim shfrytëzimin e këtij potenciali, është hartuar kjo platformë nëpërmjet së cilës identifikohen disa veprime që ndihmojnë në uljen e rrezikut të kreditimit dhe krijojnë kushte më të mira për rritjen e kreditimit. Platforma prek politikat e kreditimit të bankave, sistemet e pagesave dhe edukimin financiar, por nuk kufizon dhe nuk përjashton ndërmarrjen e veprimeve të tjera mbështetëse. Për realizimin e veprimeve të përfshira në platformë, Sipas BSH, nevojitet përmirësimi i akteve ligjore e nënligjore dhe bashkëpunimi efektiv midis institucioneve publike.

Duke monitoruar në vijimësi ecurinë dhe strukturën e kreditimit, platforma do të rishikohet në mënyrë të rregullt dhe, në varësi të ecurisë së kreditimit, do të pasurohet me elemente të tjera ose do të vlerësohet si e përmbushur.

Platforma parashikon:

  • Zgjerimin e skemave financiare
  • Diversifikimin e kolateralit
  • Zgjerimin e bazës së kreditueshme të Shqipërisë
  • Identifikimin e sektorëve prioritarë për kreditim

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0