Rritja e përdorimit të teknologjisë. Sejko: Bankat tregtare të monitorojnë risqet - Business Magazine Albania

Rritja e përdorimit të teknologjisë. Sejko: Bankat tregtare të monitorojnë risqet


 

Banka Qendrore e Kosovës ka organizuar konferencën për “Rreziqet dhe mundësitë në një sektor financiar dinamik – Perspektiva zhvillimore”. Në konferencë, diskutoi edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë z.Gent Sekjo. Duke iu referuar Shqipërisë, Sejko tha se sektori bankar ka  parametra të qëndrueshëm dhe luajtn një rol mjaft të rëndësishëm në mbështetjen e zhvillimit ekonomik të vendit.

Sipas Guvernatorit, masat e ndërmarra nga Banka e Shqipërisë si autoritet rregullator e mbikëqyrës dhe mekanizmat e vënë në funksionim për të stimuluar ekonominë, kanë mundësuar krijimin e një ambienti favorizues për nxitjen e kreditimit të shëndetshëm. Në veçanti, mbajtja e një kursi lehtësues e stimulues të politikës monetare, shtimi i kujdesit në aspektin rregullator e mbikëqyrës dhe krijimi i platformave të përbashkëta të punës, në bashkëpunim me sektorin financiar e institucionet e tjera në vend, kanë dhënë efekte pozitive, ku të dhënat më të fundit tregojnë se kredia për sektorin privat ka shënuar një rritje mesatare prej 7% dhe raporti i kredive me probleme ka shënuar nivelin 10%.

Për sa u përket zhvillimeve teknologjike të sistemit bankar, Guvernatori tha se konsumatori do të vijojë të tërhiqet nga lehtësitë, zgjedhjet më të shumta dhe kostot më të ulëta që mundëson përdorimi i teknologjisë në shërbimet financiare. Ndaj sipas tij, është e domosdoshme që bankat të monitorojnë nga afër zhvillimet, të identifikojnë përparësitë dhe rreziqet që shoqërojnë përdorimin e teknologjisë në shërbimet financiare, si edhe të vlerësojnë ndikimet e mundshme e rrjedhimisht të planifikojnë mënyrën e përshtatjes. Edhe autoritetet mbikëqyrëse duhet të punojnë për të njëjtin objektiv, për të siguruar një mbikëqyrje të përshtatshme ndaj mundësive Ndaj, Guvernatori vlerësoi bashkëpunimin mes autoriteteve mbikëqyrëse të sistemit financiar, si mjaft të rëndësishëm për të siguruar një sistem të qëndrueshëm, me rreziqe të kontrolluara, i cili ofron akses dhe mbrojtje të përshtatshme për konsumatorin e shërbimeve financiare.

Gjatë konferencës u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi në fushën e qeverisjes së korporatave midis pesë autoriteteve mbikëqyrëse bankare të rajonit: Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Bankës së Shqipërisë, Bankës Kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bankës Qendrore të Malit të Zi, Bankës Qendrore të Bosnje–Hercegovinës. Memorandumi synon bashkëpunim në fushën e mbikëqyrjes, kërkimit dhe vendimmarrjes, lidhur me treguesit e qeverisjes së korporatave të bankave të rajonit.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0