Trajnim: Marketing strategjik në internet 2020

Trajnim: Marketing strategjik në internet 2020


Trajnimi për: ‘Marketing strategjik në internet”, ofrohet në bashkëpunim me Qendrën Linkoln në Tiranë, si pjesë e trajnimeve profesionale që kjo qendër ofron prej vitesh për bizneset dhe organizatat më të mëdhaja në vend.

A po keni rezultate me strategjinë tuaj të marketingut? A keni një kornizë operimi që ju orienton kur punoni vetëm ose në grup për të promovuar produktet dhe shërbimet e kompanisë tuaj?

Trajnimi për marketing strategjik në internet do t’ju ndihmojë me këto sfida e shumë të tjera. Nuk do flasim vetëm taktika apo teknika për mediat sociale, por do shohim si të pozicionohemi sa më mirë për t’i ndihmuar klientët tanë potencialë që të njihen, interesohen dhe blejnë shërbimet/produktet.

Ky trajnim prej 4 orësh, do t’ju ndihmojë të krijoni një kornizë pune me anë të së cilës mund të bashkëpunojnë sektori i shitjeve dhe i marketingut.

Sigurisht që fokusi është te marketingu dhe ndërtimi i strategjive që do t’ju lejojnë t’i udhëhiqni klientët tuaj potencialë nga momentet e para të ndërgjegjësimit për produktin/shërbimin tuaj, te interesimi, dëshira dhe blerja e shërbimit apo produktit.

Në këtë trajnim, ndryshe nga mjaft trajnime të kësaj të natyre, nuk do merreni thjesht me teori, por do orientoheni nga nevojat dhe rastet tuaja konkrete. Me anë të ushtrimeve dhe diskutimit të rasteve konkrete, shumicën e kohës do jeni ju vetë ‘në timon’ ndërkohë që do shikoni se si aplikimi i strategjisë do t’ju lejojë të arrini objektivat për biznesin apo organizatën tuaj.

Regjistrohuni KËTU

Kosto: 60 euro/personi

Vendi: Qendrat Linkoln, në Bllok

Datë: 25 mars 2020 Ora: 9:00 – 13:00

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0