Si të nxirrni shënime të vlefshme nga çdo mbledhje

Si të nxirrni shënime të vlefshme nga çdo mbledhje



Rezultatet nga takimet e ekipeve tuaja i përkasin biznesit tuaj. Punonjësit paguhen për të punuar me problemet, marrin vendime, dalin me ide të reja dhe angazhohen për veprim. Ekipet takohen për të marrë ato rezultate. Megjithatë shumë pak biznese kërkojnë që punonjësit të kapin dhe publikojnë këto rezultate, kur të tjerët mund t’i përdorin ato.

Në nëntorin e kaluar, studiuesit ndërtuan mbi 400 studime shkencore në mbledhje për të gjetur 10 rregullat për takimet në biznes. Mosrespektimi i rregullit të dhjetë, “Plani për kreativitet dhe shkruajtja e këtyre rezultateve”, është deri tani, gabimi më i madh që skuadrat e punës bëjnë bashkë me drejtuesit e kompanive.

Lexo: Këshilla për punësimin nga Bill Gates, Steve Jobs dhe Warren Buffett

Kur ia lini çdo individi të mbaj shënime, do të shpenzoni në mënyrë të pashmangshme kohën e duhur, për të luftuar këto probleme të parandalueshme:

  • Kur prisni që dikush të mbarojë detyrën e dhënë, por ju zbuloni më vonë që ata nuk e kishin kuptuar sesi ta bënin.
  • Duke përsëritur diskutimet, ekipi juaj duket se harron që jeni duke diskutuar për të njëjtat vendime, që i keni marrë tashmë.
  • Menaxhimi i emailit tuaj për të bërë një përmbledhje para se të shkoni në një takim me klientët.
  • Menaxhimi i supozimeve të këqija dhe politikës që ndjek ekipi juaj udhëheqës.
  • Përpjekja për të kuptuar se çfarë po ndodh me një projekt ose klient ose furnizues kur personi pasi takohet me ta largohet.

A njohët ndonjë prej këtyre problemeve? Ju mund të parandaloni shumë nga kjo “dramë” duke shkruajtur dhe botuar të gjithë shënimet e takimeve. Ja se si mund ta bëni:

  1. Caktoni dikë të mbaj shënime për çdo takim:

Ju mund të keni lexuar se është më mirë t’i mbani shënimet në letër, kjo është e vërtetë për studentët e kolegjit që ndjekin leksione. Hulumtimet tregojnë që shënimet në letër i ndihmojnë individët të kujtojnë më mirë tema komplekse, por kjo metodë nuk vlen për grupet e punës në kompani.

Kur caktoni një person që të mbajë shënime, ata veprojnë si përfaqësues për të gjithë grupin. Detyra e tyre është të kapin pikat kryesore. Ndërsa ata mund ta bënin këtë në letër, shënimet e shkruajtura u kursejnë kohë atyre, kur i botojnë këto shënime më pas. Shënimet e shkruajtura janë gjithashtu më të lehta për t’u paraqitur në ekran.

Lexo: Liderët e mirë nuk i bëjnë këto 17 gabime kur japin feedback

  1. Kapni vetëm detajet kryesore:

Shënimet e dobishme bëjnë që vlera e atij takimi, të vihet re shpejt dhe lehtë. Ju dëshironi shënime që mund të skanoni, listat e detyrave që mund të bëni kontrollin dhe pasqyrat që hapen tek këdo që lexon shënimet më vonë.

Çfarë është një shënim i dobishëm? Kjo varet nga takimi. Minimumi, ju duhet të kapni vendime dhe çështje që ju vendosin në veprim. Këto janë premtime që ekipi juaj po i bën njëri-tjetrit, ose që po ua bëjnë klientëve në emër të kompanisë suaj. Këto duhet të jenë më shkrim.

Ju gjithashtu mund të shkruani:

  • Njoftime: data të rëndësishme, anëtarët e rinj të ekipit, etj.
  • Çështje dhe shqetësime të reja.
  • Idetë ose pikëpamjet e reja.
  • Lidhje dhe referenca të dobishme.
  • Çdo gjë tjetër që ju ndihmon të arrini qëllimet tuaja!

Megjithatë, mos harroni, që ju nuk dëshironi një transkript me fjalë. Për transkriptet janë regjistrimet. Këto shënime kanë të bëjnë me rezultate, kështu që ndaluni tek pikat kryesore.

  1. Shqyrtojini shënimet si grup përpara se të mbarojë takimi:

Pesë deri në dhjetë minutat e fundit të takimit, rishikoni të gjitha shënimet duke pyetur:

  • A na humbi ndonjë gjë e rëndësishme?
  • A është gjithçka e saktë?
  • A është i qartë secili shënim, që njerëzit e tjerë do ta kuptojnë? A do ta dimë se çfarë do të thotë kur ta shohim përsëri pas dy javësh?

Ekipi juaj mund të ketë një përgjigje për pyetjet e para, por pyetja e fundit do t’i bëjë ata të mendojnë dhe shënimet që shkruajnë gjërat si “Shikoni atë raport” do të rregullohen. “Shikoni atë raport” nuk do të kuptoni asgjë pas dy javësh, ndërsa “Kontrolloni shumat në raportin e shitjeve të Tremujorit të katërt” do të jenë më të dukshme më vonë, kur të gjeni përgjegjësinë për ato shkrime.

Lexo: Ja si mund të ndikojë transparenca e pagave në kompaninë tuaj

  1. Publikoni shënimet në vende ku njerëzit mund t’i gjejnë ato:

Këtu nuk llogaritet kutia e postës suaj elektronike. Ju dëshironi që shënimet e takimeve të jenë diku, ku gjithë ekipi juaj t’i mundësojë ato, përfshirë njerëz që nuk morën pjesë në takim.

Me shënimet në dorë, ju lehtë mund t’i vendosni në punë anëtarët e rinj të ekipit. Rishikimi i takimeve të klientëve lehtëson ndërtimin e studimeve të rasteve. Më e rëndësishmja, ekipet tuaja nuk do të rindërtojnë më bisedat dhe nuk do t’i harrojnë më premtimet e dhëna, duke rritur biznesin tuaj në çdo fushë.

Përpara se të keni mbajtur shënimet në takimet dhe përpara se t’i publikoni ato atje ku mund të vihen në punë, ju do të filloni të merrni vlera të vërteta nga takimet tuaja.

Burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0