Ja si mund të ndikojë transparenca e pagave në kompaninë tuaj

Ja si mund të ndikojë transparenca e pagave në kompaninë tuaj


 Cilat janë dy fjalët që mund të ngjallin mendime të forta dhe debate entuziaste në kompaninë tuaj? Transparenca e pagave.

Për dekada me rradhë, njerëzit i kanë mbajtur sekret pagat e tyre. Njerëzit nuk flisnin rreth parave që fitonin ose rreth parave me të cilat i paguanin punonjësit e tyre. Të flisje rreth pagave konsiderohej shumë e pasjellshme dhe ishte e padurueshme. Sidoqoftë, vitet e fundit këto norma kanë ndyshuar. Kompanitë e mbrojnë transparencën e pagave si një element që ngushton diferencat gjinore dhe raciale.

Të qenit të hapur, besimi në kulturën e kompanisë dhe motivimi ndaj punonjësve për të performuar njësoj si kolegët e tyre me pagesa më të larta janë argumente pro transparencës.

Kjo lëvizje ka hapur diskutime mbi faktin sesi transparenca e pagave mund të ndikojë tek kompania dhe disa të dhëna janë shumë surprizuese. New York Times ka publikuar një analizë të detajuar ku thotë se politika e pagave transparente mund të ulë lumturinë e punonjësve. Logjika: Punonjësit do të kuptojnë se paguhen më pak sesa kolegët e tyre dhe kjo mund të shkaktojë mungesë besimi mes tyre dhe stafit menaxherial. Kjo gjë është e vështirë të riparohet.

Lexo këtu: 3 trende të rëndësishme për të ardhmen e suksesshme të kompanive

Nga ana tjetër, kompanitë që kanë përdorur këtë metodë transparence kanë vënë re se të qenit i hapur me punonjësit është ajo që siguron besim afatgjatë me stafin.

Hidhini një sy Buffer, një startup software që është themeluar në vitin 2010 dhe ndodhet në San Francisco. Pas tre vitesh, themeluesit e kompanisë vendosën të përqafojnë tërësisht politikën e pagesave transparente: Të gjitha pagat e punonjësve postohen online, që t’i shohin të gjithë. Madje website i Buffer ka edhe një opsion për aplikantët potencialë të kompanisë. Aplikantët mund të shohin sesa mund të fitojnë edhe para se të dërgojnë letrën e motivimit.

Punonjësit e pëlqyen aq shumë këtë politikë saqë e nominuan Buffer si një nga vendet më të mira të punës në Amerikë në vitin 2018. Pozitiviteti i punonjësve shkoi përkrah me suksesin financiar. Buffet u fut në listën e 5000 kompanive me rritjen më të shpejtë në Amerikë po në të njëjtin vit. Times theksoi: “Kultura e kompanisë mund të jetë një formë kapitali”.

Vitin e kaluar, një raport i LinkedIn që përfshiu më shumë sesa 5.000 kompani tregoi se 22% e tyre do të fillonin të ndanin më shumë informacion për transparencën e pagesave deri në vitin 2024. Duke pasur këtë në mendje, pyesni veten: Si është qëndrimi i kompanisë tuaj për transparencën e pagave? A kanë ndryshuar politikat vitet e fundit, nëse po, si? Kjo do t’ju bëjë të mendoni më tepër rreth funksionimit të kësaj politike.

Inc

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0