Helga Cacani, mes sipërmarrjes, jogës dhe motivimit - Business Magazine Albania

Helga Cacani, mes sipërmarrjes, jogës dhe motivimit


Helga Cacani është 23 vjeç dhe ka mbaruar studimet në degën e Frëngjisht-Anglisht në Universitetin e Tiranës. Pasi kreu 1 vit studime në Francë në Komunikim Dixhital dhe Media Sociale, vazhdoi me ndjekjen e trajnimeve dhe stazheve profesionale në fushën e marketingut, komunikimit, lidershipit dhe medias sociale.

Ajo është themeluese dhe drejtuese e kompanisë së saj online Aquila Social Media, e cila operon me biznese që duan
të marketohen online në një treg global, apo rajonet ku duan të marketohen. Pasionet e saj janë: marketingu, krijimtaria në rrjetet sociale, leximi, sporti, pjesëmarrja në aktivitetet sociale, joga, meditimi, eksplorimet, udhëtimet.

Artikulli u publikua më parë në faqen 62 të numrit 22 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu  nr. 22 të saj.

Çfarë zhvilloni kryesisht me Aquila Social Media? Cili është qëllimi dhe kujt i vjen në ndihmë?

Aquila operon prej më shumë se 2 vitesh. Ajo merret kryesisht me marketimin e bizneseve online në territorin ku kërkojnë të marketohen. Ne ofrojmë për sipërmarrjet ndihmë në menaxhimin e rrjeteve sociale, photoshooting, web design, graphic design, e-mail marketing dhe çdo detaj tjetër, që do të ndihmonte në një fushatë sa më të suksesshme marketingu.

Qëllimi i krijimit të Aquila Social Media është që të ndihmojë bizneset me të cilat punon në rrugëtimin drejt suksesit. Marketingu është hallkë kryesore në suksesin e një biznesi dhe sidomos marketingu online.

Lexoni: Kapitali njerëzor dhe sfida drejt rritjes së kapaciteteve

Çfarë mendon se ju dallon në këtë drejtim?

Kompania është bazuar në Francë dhe operon edhe me bizneset shqiptare. Filozofia dhe metodologjitë e punës bazohen në mendësinë europiane të të bërit biznes. Ne jemi çdo kohë të përditësuar me të rejat e fundit që ndodhin në Europë në botën e medias online. Kemi bashkëpunime direkte me Instagram, Facebook, TripAdvisor dhe aplikacione të tjera në ndihmë të marketingut online, të cilët dërgojnë tek ne me anë të newsletter çdo ditë ndryshimet e fundit që ndodhin në social media.

Çfarë këshillash do të na jepje ne si revistë dhe lexuesve tanë në lidhje me menaxhimin dhe zhvillimin e mediave sociale? Cilat janë tendencat dhe risitë që bizneset/sipërmarrjet duhet të ndjekin?

Biznesi apo individi, duhet të ketë së pari një objektiv të qartë se ku do të arrijë. Të shohë rrugët e mundshme që sjellin sukses dhe nëse mendon që media sociale është një rrugë që i shërben, të investojë në të dhe sigurisht të kërkojë ndihmën e një profesionisti për realizimin e objektivave në këto rrjete. Sot, ndryshe nga vitet e kaluara, rrjetet sociale nuk kanë më për funksion argëtimin, por janë kthyer në industri të mëdha biznesi, ku vetëm ai që menaxhohet nga profesionistë mund të arrijë të ketë sukses.

Një biznes në ditët e sotme nuk mund t’i shohë më rrjetet sociale si diçka pa vlerë, pasi do të ishte vërtetë një gabim i madh për të.

“Tendencat dhe risitë janë në ndryshim të vazhdueshëm. Algoritmi ndryshon çdo ditë, mënyrat e menaxhimit, instrumentat, mënyrat e shprehive që duhen përdorur, ngjyrat, design-et.”

Ndaj është mëse e nevojshme për biznesin që të ketë një apo më shumë profesionistë të kësaj fushe, që të kujdesen çdo ditë për të. Rrjeti social është një fenomen i tillë, që nëse ti nuk përditësohesh 1 ditë është njësoj sikur të mos kesh punuar 1 vit.

Një tjetër sipërmarrje e juaja është Healthy By Helga. Çfarë sjell me këtë nismë? A janë të lidhura dy sipërmarrjet me njëra-tjetrën?

Kjo sipërmarrje është përmbledhje e gjithë pasionit tim ndaj një jete të shëndetshme. Ky është qëllimi i Healthy By Helga. T’i vijë në ndihmë çdo individi, i cili dëshiron të mësojë më shumë rreth funksionimit të gjithë mekanizmit të tij, trupor dhe psikologjik.

Në teori, Healthy by Helga dhe Aquila Social Media nuk kanë një lidhje të mirëfilltë, por në praktikë janë të lidhura fort. Madje Healthy by Helga është e lidhur me çdo sipërmarrje dhe çdo biznes, me trurin e biznesit. Me këtë nismë, prekim tema si lidershipi, shëndeti mendor, trajtimi i fenomeneve stresante, meditimi, joga, ushqimi i shëndetshëm, etj, thelbësore për një psikologji të fortë.

Artikulli u publikua më parë në faqen 62 të numrit 22 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu  nr. 22 të saj.

Si lindi kjo ide? Çfarë ju nxiti t’i përkushtoheni jogës dhe meditimit?

Ideja e Healthy by Helga është e lidhur drejtpërdrejt mbi zhvillimin e biznesit tim. Çdo mësim që përmend në të, është vënë në zbatim nga vetë unë për arritjen e suksesit. Duke parë që këto mësime më kanë ndihmuar në zhvillimin e kompanisë sime, kam menduar që t’i transmetoj jo vetëm tek ata që janë të mësuar dhe duan të marrin akoma më tepër informacion, por dhe tek njerëz, të cilët drejtojnë biznese, kanë poste të rëndësishme, punojnë në institucione apo kompani të ndryshme dhe nevojitet, që çdo ditë të japin rendiment të lartë pune.

Ju keni hapur një kanal në Youtube. Cilat tematika prezantoni me video?

Dëshiroj të transmetoj dije më të zgjeruara për ata që duan të mësojnë më shumë, duan të njohin veten më shumë dhe për ata, të cilët dëshirojnë të jenë akoma më të mirë sesa janë në të ardhmen. Jam në zhvillim e sipër të e-book-ut të parë të jogës në gjuhën shqipe, i cili vlen për çdo person që nuk ka mundësinë dhe kohën e duhur të ushtrojë joga dhe meditim në klasa me orare të caktuara.

Gjithashtu, jam në punim e sipër të programeve të mia motivuese, mentorimi e coaching, kurseve të menaxhimit të rrjeteve sociale, të cilat do të jenë aktive shumë shpejt, si dhe programe, të cilat do t’u vijnë në ndihmë bizneseve në trajnimin e punonjësve të tyre në lidhje me menaxhimin e klientit.

Tematikat që do të zhvillohen në video do të jenë të ndryshme, duke filluar nga meditimi, joga, si të ushqehemi, metoda për të rënë nga pesha, metoda për të patur sukses në jetën personale dhe profesionale, mënyra menaxhimi të situatave të ndryshme, kurimi i kompleksiteteve të ndryshme, trajtimi i problemeve shëndetësore me anë të jogës, trajtime psikologjike mbi marrëdhënien me ushqimin dhe shumë problematika të tjera. Ideja kryesore është ndryshimi i menatalitetit në lidhje me mënyrën e të jetuarit.

Në fakt në Instagram, keni shumë këshilla dhe sugjerime për shëndetin, meditimin, motivimin, si po i presin ndjekësit? Cilat janë pyetjet më të shumta që ju bëjnë?

Nga ndjekësit, çdo gjë e publikuar është pritur shumë mirë. Isha e sigurtë që do të ishte e tillë, pasi e dija që brenda nesh vlen një dëshirë e madhe për të mësuar sa më shumë. Jemi njerëz të zgjuar, por nuk kemi patur burimin e duhur të informacioneve për të përthithur sa më shumë dije. Kam marrë shumë mesazhe nga ata që e kanë zbuluar deri tani Healthy by Helga dhe të gjitha janë mesazhe pozitive.

Në botën e spiritualitetit janë më shumë të interesuar. Më pyesin shpesh për Chakrat, apo si të meditojmë, a mund të bëjnë të gjithë meditim, etj.

Lexoni: Këshillimi-Orientimi për karrierën, që në shkollën 9-vjeçare      

Çfarë këshillash do të na jepje ne si lexues për të patur një jetë të shëndetshme?

Kujdesuni për veten tuaj, nëse nuk kujdeseni për të, askush tjetër nuk do të jetë në gjendje ta bëjë për ju. Respekto trupin tënd. Ushqehu shëndetshëm. Respekto natyrën. Respekto botë ku ti jeton. Ruaj një psikologji të mirë. Bëj joga, medito. Ji i sinqertë, i pastër, i ndershëm, ki besim në vetëvete dhe shpërndaj sa më shumë dashuri dhe pozitivitet.

Të gjitha këto përbëjnë një jetë të shëndetshme. Nuk duhet ta frenojmë veten për të ëndërruar dhe për të menduar që ëndrrat mund të bëhen realitet. Ne jemi ata që vendosim për çdo gjë që kemi dhe ndodh rreth nesh. Nëse do të doni diçka, do të jeni të aftë të merrni gjithçka, absolutisht gjithçka.

Mos kaloni asnjë ditë pa mësuar diçka të re. Mos kaloni asnjë ditë pa sfiduar veten tuaj. Kujdesuni për veten tuaj dhe largoni çdo gjë toksike nga jeta juaj. Dhe një mesazh për ata që janë ende shumë të rinj dhe nuk kanë marrë përgjegjësitë e duhura për jetën e tyre. Punoni sot, sakrifikoni sot në mënyrë që të jeni të lumtur nesër.

Artikulli u publikua më parë në faqen 62 të numrit 22 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu  nr. 22 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0