Me 26 Nëntor 2019, Qarku i Durrësit dhe rrethinat u goditën nga një tërmet me madhësi 6.4 të shkallës Rihter. Fatkeqësia mori 52 jetë njerëzish, plagosi mijëra shqiptarë dhe zhvendosi mijëra të tjerë.
Tërmetet si këto janë përvojë traumatike për rajone të tëra. Natyra e tërmeteve do të thotë që nuk ka asnjë paralajmërim, rreziku është i papritur dhe befasues dhe javët pasgoditjeve i lënë njerëzit në ankth.
Por çfarë mund të bëjnë zhvilluesit për tërmetet?
Ne nuk mund t’i ndalojmë ose parashikojmë ato, por kemi zbuluar se shumë organizata që merren me tërmetet mund të përdorin ndonjë ndihmë për përditësimin ose mirëmbajtjen e sistemeve të tyre dhe ka ende shumë hapësirë për inovacion kur bëhet fjalë për sistemet e paralajmërimit të hershëm.
Shumica e softuerëve përdoren për të identifikuar zonat me ndikim dhe për koordinimin e përpjekjeve të shpëtimit. Programe të tjera të dobishme për tërmetin përdoren në shpërndarjen e informacioneve rreth tërmeteve dhe analizojnë / vizualizojnë të dhënat kur hyjnë.
Si realizohet kjo?
Të Shtunën, 29 Shkurt, vullnetarët do të mblidhen në Tiranë për të mësuar nga sizmologët dhe do të punojnë me ta dhe ekspertë të tjerë për të identifikuar sistemet që kanë nevojë për përmirësim, si dhe probleme të tjera të pazgjidhura. Gjatë dy ditëve, zhvilluesit dhe ekspertët do të punojnë së bashku për të planifikuar dhe zbatuar ndryshimet e tyre.
Disa projekte mund të vazhdojnë përtej fundjavës, ndërsa të tjerat mund të përfundojnë më shpejt, por deri në kohën kur do të jetë realizuar, synimi është që teknologjia e reagimit ndaj tërmetit dhe urgjencës të bëhet më e besueshme, e disponueshme dhe e përditësuar.
Si mund të bëheni pjesë?
Çdokush me përvojë në zhvillimin e programeve inkurajohet të kontaktojë në adresën contact@pyrana.org nëse është i interesuar të bashkohet si vullnetar.
Kërkohet që të përfshini një rezyme apo link me llogaritë tuaja në LinkedIn ose Github, në mënyrë që të përcaktohet më mirë se cilat projekte mund të jenë më të përshtatshmet për të kontribuar.
Nëse keni ndonjë fushë të veçantë ekspertize, të tilla si zhvillimi mobile, hulumtimi shkencor, IA ose sizmologjia, do të jeni më se të mirëpritur!
ORARI
Një orar i detajuar mbi eventin do t’ju dërgohet pjesëmarrësve paraprakisht. Nëse jeni regjistruar tashmë do të merrni një email nga contact@pyrana.org me më shumë detaje.
Për më shumë informacion klikoni Këtu.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.