Një planet i ngjashëm me Tokën? Në një tjetër yjësi - Business Magazine Albania

Një planet i ngjashëm me Tokën? Në një tjetër yjësi


Misioni i NASA-s në kërkim të planeteve, i quajtur Tess, ka zbuluar ekzoplanetin e tij të parë që mund të jetë i banueshëm, në përmasat e tokës. Planeti rrotullohet rreth një ylli 100 vite dritë larg tokës dhe është pjesë e sistemit shumë-planetar, TOI 700, në yjësinë Dorado.

Zbulimi u prezantua në Honolulu, në takimin e përvitshëm të NASA. Astronomët pohuan se zbulimi u bë përmes përdorimit të teleskopit hapsinor Spitzer. Ata kanë modeluar gjithashtu edhe mjedisin e mundshëm në planet, për të hetuar më tej kushtet e tij.

Si ndër planetet e para ku mund të ketë jetë, zbuluar jashtë sistemit tonë diellor ka entuziazmuar astronomët.

Planeti në përmasat e tokës e përfundon orbitën rreth diellit të tij në 37 ditë tokësore dhe merr, prej tij rreth 86 për qind të energjisë që dielli ynë i jep tokës.

Në studimet fillestare, ylli ishte menduarn të jetë më i nxehtë. kjo do të nxiste astronomët të mendonin se planetët që rrotullohen rreth tij nuk do të kishin temperatura të përshtatshme për jëtë. Por, përllogaritjet janë riparë sërish dhe parametrat e rinj tregojnë se planeti ishte i banueshëm.

Sciencealert

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0