Ka shumë arsye për të mos dashur që dikush të kontrollojë të dhënat tuaja, përfshirë këtu dhe qeverinë. Në qoftë se arsyeja juaj qëndron në kryerjen e nje aktiviteti ilegal, shanset janë që qeveria të gjejë një rrugë, qoftë kjo edhe nëpërmjet celularit tuaj.
Tani që e qartësuam këtë, duhet të kuptojmë çfarë është enkriptimi dhe cila është rëndësia e tij. Gjithashtu, më poshtë do të mësoni se si të mbroni pajisjet tuaja elektronike në mënyrën më efektive.
Enkriptimi është mënyra e të kthyerit të informacionit në të palexueshëm, duke e koduar atë nëpërmjet një algoritmi, në mënyrë që të jetë i lexueshëm vetëm nga dikush që mban çelësin e dekriptimit. Në teori, kushdo mund të ketë akses në të dhënat tuaja, por pa këtë çelës, të dhënat do të ishin të palexueshme.
Në përgjithësi, ka 2 lloje të dhënash për të cilat mendojmë, kur flasim në terma të enkriptimit. E para njihet si “e dhënë në tranzicion”, e cila përdoret kryesisht nga institucionet financiare dhe nga disa aplikacione mesazhesh si whatsApp ose iMessage. E veçanta e këtyre lloj të dhënash qëndron në enkriptimin e tyre që në burim dhe dekriptimin e mundur vetëm nga marrësi i këtyre të dhënave, gjithmonë me anë të çelësit.
Lloji i dytë njihen si “të dhëna në qëtësi”, sepse janë të ruajtura në gjendje të enkriptuar në një server ose pajisje. Shembull mund të jetë celulari juaj, i cili dekriptohet në momentin që përdorni sensorin me prekje.
Lexo: BE planifikon të “frenojë” njohjen e fytyrës
Sensori me prekje nuk u ka bërë ballë disa pajisjeve të avancuara teknologjike, të cilat arrinë të kopjojnë shenjen e gishtit dhe në këtë mënyrë të dekriptojnë pajisjen tuaj. Ka patur raste kur celularët janë zhbllokuar dhe me anë të një fotoje të përdoruesit. Kjo tregon që këto mënyra dekriptimi nuk janë perfekte, madje ndoshta dhe të rrezikshme për të dhënat tuaja.
Fakti që dikush mund të përdor të dhënat tuaja biometrike për të zhbllokuar pajisjen tuaj, është dhe arsyeja se pse duhet të vendosni fjalëkalimin sa herë rindizni pajisjen tuaj. Nëqoftëse jeni vërtetë të interesuar për të mbrojtur pajisjet tuaj, vendosja e një fjalëkalimi është veprimi më i sigurt.
Një fjalëkalim me 4 shifra mund të hamendësohet nga një kompjuter për rreth 7 minuta, në ndryshim nga ai me 8, i cili kërkon 46 ditë. Një fjalëkalim me 10 shifra kërkon mesatarisht 12 vite.
Si përfundim, nëqoftese mbrojtja e të dhënave tuaja personale ose të biznesit është e rëndësishme, duhet të kuptoni shumë mirë se si funksionojnë mënyrat e enkriptimit dhe si t’i përdorni ato në mënyrë sa më efiçente.
Ergys Kosovrasti
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.