Eksperienca, mentorimi dhe dështimet janë mësuesi më i mirë i një lideri

Eksperienca, mentorimi dhe dështimet janë mësuesi më i mirë i një lideri


Një sipërmarrës vizionar, është implementuesi fillestar i një ndërmarrjeje të re inovative, por i vetëm sipërmarrësi nuk ka kapacitetet për të rritur biznesin.

Ai ka nevojë për shumëzuesin, i cili do ta shndërrojë nga “vepruesi” në “ndërtuesin” e ekipit dhe në një lider. Disa sipërmarrës bien dakord se lidershipi i njerëzve është një aftësi e cila lind me ta, por koha ka treguar se lidershipi mund të fitohet nga eksperienca, mentorimi dhe dështimet. Ata që mësojnë më shpejt janë ata që shndërrohen nga sipërmarrës të mirë në lidera biznesi të mirë.

Ekzistojnë disa parime kyçe lidershipi, nga të cilat njerëzit mund të mësojnë:

Vendosni objektiva personalë lidershipi dhe bëni thirrje për feedback
Lidershipi në biznes kërkon të shpenzosh më shumë kohë duke punuar mbi biznesin dhe më pak kohë duke punuar në biznes. Ju mund t’i matni këto aktivitete vetë dhe të merrni vleftësimin nga skuadra juaj. Sa prej kohës suaj shpenzohet për strategjinë, trajnimin në vend të rregullimit të problemeve të përditshme?  Nëse kurrë nuk i shtyni limitet tuaja dhe kurrë nuk dështoni, nuk keni për të mësuar kurrë zotësi të reja. Si një sipërmarrës i ri, mbase ju nuk keni eksperiencë me marrjen në punë dhe delegimin. Mos kini frikë të kërkoni ndihmë nga moshatarë që kanë më shumë eksperienca dhe ekspertë të burimeve njerëzore.

Festoni sukseset e vogla dhe mësoni nga dështimet
Njerëzit të cilët kërkojnë perfeksionin nga vetja e tyre rrallëherë janë lidera të mirë. Mësoni të gëzoheni me hapat e vegjël që janë në drejtimin e duhur dhe dështimet që janë një burim i vërtetë informacioni. Jini modestë dhe transparentë në përfshirjen e skuadrës suaj dhe madje edhe të konsumatorëve në sukseset dhe gabimet tuaja.

Lexo: 5 Tiparet e liderëve më të suksesshëm të shitjes

Shpërbleni sukseset e lidershipit rreth jush
Të festoni lidershipin e të tjerëve do t’ju plotësojë dhe konsolidojë aftësitë tuaja. Sa më shumë që e vini veten në vendin e liderave të tjerë rreth jush, aq më e lehtë dhe më e natyrshme do të jetë për ju të përcaktoni dhe përfitoni elementët tuaj të lidershipit. Liderat e njohur të biznesit janë të njohur për pritshmëritë e ekselencës që kanë për skuadrat e tyre dhe nga vetja e tyre. Ata nuk tolerojnë mediokritetin rreth tyre, gjë që i bën këto skuadra të jenë shumë të motivuara dhe krenare që kanë lidera të tillë shembuj.

Punoni për të përmirësuar aftësitë tuaja komunikuese
Lidershipi efektiv kërkon komunikim efektiv, duke përfshirë gjuhën verbale, të shkruar dhe atë të trupit. Skuadra juaj, konsumatorët dhe partnerët kanë nevojë të kuptojnë vizionin tuaj, qëllimet tuaja dhe çfarë pritet nga ta para se ata të vendosin se duhet t’ju ndjekin ju. Liderat e mëdhenj gjithashtu praktikojnë të dëgjuarin aktiv dhe vëmendje të plotë. Askush nuk kërkon të ndjekë sipërmarrës negativ. Njerëzit e biznesit janë zakonisht në mënyrë të natyrshme të tërhequr nga kolegët e apasionuar, motivuar dhe entuziastë. Një e mirë prej kësaj është se ju ndiheni më të lumtur dhe më shumë të përmbushur kur rrethoheni nga njerëz të ngjashëm pozitivë. Kjo është një profeci që të përmbush.

Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0