Ndryshoni këto mendime për të kaluar nga një punonjës në një sipërmarrës

Ndryshoni këto mendime për të kaluar nga një punonjës në një sipërmarrës


Sipërmarrësi nuk është një punonjës. Nëse keni vonuar fillimin e një biznesi sepse nuk mund ta kuptoni se si ta bëni hapin nga një punonjës në një sipërmarrës, ky artikull është për ju.

  1. Mësoni të mendoni gjerësisht 

Flasim kryesisht me njerëz që kanë qenë në punë në korporata të mëdha. Kompanitë e mëdha kanë njerëz që mësojnë të  bëjnë një punë. Është shumë e vështirë të mendosh në mënyrë holistike, nëse keni punuar mjaft gjatë në një korporatë të madhe apo edhe në një institucion qeveritar. Ju jeni të trajnuar të mendoni se si të bëni një punë dhe jo se si funksionon një organizatë e tërë.

Lexo: Sipërmarrësi serial, që po kthen mangësitë në mundësi biznesi

Nëse keni punuar si hidraulik në një kompani, me siguri jeni mirë në bërjen e punëve hidraulike, por a e kuptoni rëndësinë e shërbimit ndaj klientit, faturimin, menaxhimin e burimeve njerëzore, etj? Unë shpesh rekomandoj që njerëzit të fillojnë me biznesin e tyre me një person, kështu që ata kanë kohë të mësojnë se si të mendojnë në një mënyrë të integruar, sesa me një rol të bazuar. Gjithashtu, ekziston një literaturë e mirë, ku mund të lexoni dhe t’ju ndihmojë të filloni të mendoni më gjerësisht, kur filloni biznesin tuaj.

  1. Mësoni të jeni vetëm

Kjo është një pikë tjetër e paqartë, por është një çështje thelbësore. Kur punoni në një kompani, ju punoni rreth njerëzve të tjerë. Ju jeni të lidhur me diçka më të madhe se ju. Kjo është e ngjashme me të qenurit në shkollë, ku kemi pasur pika referimi. Por, sipërmarrësi shpesh duhet të rrijë edhe vetëm, të marrë vendime vetëm, kështu që mund të përgatiteni mendërisht.

Rekomandohet që njerëzit të bashkohen me grupe sipërmarrëse ose dhoma tregtare për t’u larguar nga ndjenja e izolimit. Në mënyrë të ngjashme, angazhimi i një mentori që është sipërmarrës është gjithashtu shumë i rëndësishëm.

  1. Të dish të përqëndrohesh

Kjo duket një fjalë e madhe, por nëse gjithçka që bëni ju siguron klientë, ju po siguroni një mundësi mjaft të mirë për të qenë të suksesshëm.

Lexo: Tre strategji që përdorin gratë sipërmarrëse për të kthyer frikën në forcë

  1. Kuptoni se jeni burimi kryesor i energjisë:

Kjo është e vështirë, por është e vërtetë. Nuk do të thotë që, si një punonjës, thjesht mund të “prezantohet” në punë, por  patjetër një punonjës vjen me më pak energji sesa kërkohet nga një sipërmarrës.

Klientët dhe punonjësit tuaj ju kërkojnë energji dhe mision. E vërteta është se kjo mund të jetë impenjuese disa herë dhe madje e vështirë të kuptohet nëse nuk e keni jetuar atë.

Kjo është arsyeja pse fillimi i një biznesi, për të cilin jeni vërtetë i apasionuar, është kaq i rëndësishëm.

Burimi: Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0