Tre strategji që përdorin gratë sipërmarrëse për të kthyer frikën në forcë

Tre strategji që përdorin gratë sipërmarrëse për të kthyer frikën në forcë



Duke pasur parasysh faktin se gratë po i përkushtohen sipërmarrjes sa dyfishi i përkushtimit nga burrat, duket se shumica e tyre nuk kanë frikë nga dështimet. Por, a është e vërtetë se ata nuk kanë frikë nga rreziqet? A është dështimi frika e plotë e tyre?

Përgjigjet për këto pyetje burojnë pjesërisht nga mënyra se si jemi krijuar. Vajzat shpesh inkurajohen të jenë harmonike, të jenë të këndshme dhe të shoqërohen me të gjithë. Kjo mund të shfaqet lehtë te njerëzit e këndshëm. Ne dëshirojmë që të gjithë të na pëlqejnë. Ne si gra duhet të jemi të kujdesshme për gjithçka që bëjmë dhe mënyrën se si e bëjmë atë.

Si rezultat, gratë priren të përpiqen për përsosmëri në të gjitha drejtimet.  Shpesh i marrim kritikat shumë personale, i integrojmë dhe i marinojmë. Ne mësojmë të mos tërheqim shumë vëmendjen ndaj vetvetes, nga frika se çfarë do të mendojnë të tjerët për ne.

Sipërmarrëset femra, për hir të së vërtetës, janë inspiruese. Ato punojnë gjithë kohën, kërkojnë të ndjekin sa më shumë njerëz motivues e inspirues. Këto gjëra i ndihmojnë ato të kenë vetëbesim dhe të arrjnë të kthejnë frikën në forcë. Ja disa stategji që mund t’ju vijnë në ndihmë:

Besoni në aftësitë tuaja dhe vazhdoni përpara
Ka një arsye se përse më pak se tre për qind e grave sipërmarrëse arritën që të krijonin të ardhura mbi 1 milion dollarë në Amerike, pavarësisht faktit se gjatë dekadës së fundit numri i grave që drejtojnë biznese të ndryshme ka shënuar rritje. Një prej shpjegimeve më të rëndësishme në këtë drejtim është mungesa e iniciativës për të ndërmarrë risqe financiare. Nëse doni të avanconi akoma edhe më tej në biznesin tuaj, ju duhet të shoqëroheni me njerëz, të cilët ju sfidojnë për ta arritur një gjë të tillë. Ka shumë mundësi dhe burime të ndryshme për ta arritur këtë, por një prej gjërave më të rëndësishme është që të besoni në aftësitë tuaja dhe të mundoheni që t’i zhvilloni ato akoma edhe më shumë.

Lexo: Orieta Kristo, një grua në biznes që ka realizuar ëndrrën amerikane

Kërkoni vazhdimisht ndaj vetes por edhe tregohuni mirënjohës ndaj saj
Të festoni për arritjet tuaja është një mënyrë shumë efikase për të respektuar veten tuaj dhe ato që keni arritur. Një tjetër mënyrë për të qenë të sukseshëm është që të pranoni frikërat tuaja dhe t’i shndërroni ato në forcën tuaj. Vetëm pasi t’i keni pranuar ato ju mund t’i tejkaloni dhe t’i shndërroni në forcë. Ju duhet të rrezikoni nëse doni që të keni sukses, por duhet që të jeni edhe kritiku më i madh i vetes suaj.

Gjeni modele që janë burim frymëzimi për shumë të tjera
Numri i grave që drejtojnë bizneset e tyre është më i vogël në krahasim me numrin e burrave. Por edhe pse në raport shumë më të ulët më burrat, ka shumë gra të sukseshme, dhe marrja e tyre si shembull mund të jetë një burim shumë i madh frymëzimi dhe shtyse për të ecur përpara në rrugën drejt suksesit. Bëni një listë të cilësive që këto gra kanë dhe veçanërisht të atyre që kanë ndikuar për t’i bërë ato akoma edhe më të sukseshme dhe punoni mbi to, duke u munduar që t’i zhvilloni sa më shumë edhe tek vetja juaj.

Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0