AKEP nis punën për heqjen e roaming me Kosovën - Business Magazine Albania

AKEP nis punën për heqjen e roaming me Kosovën


Menjëherë pas firmosjes së marrëveshjes mes dy qeverive në Pejë, ka nisur zbatimi i njërës prej tyre.

Siç bën të ditur AKEP, Kryetari i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Republikës së Shqipërisë, Ilir Zela ka zhvilluar një bisedë telefonike me kreun e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Republikës së Kosovës, Kreshnik Gashi, në të cilën është mirëpritur marrëveshja e qeverive të 2 shteteve tona për heqjen e tarifës roaming për qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës.

Lexoni: AKEP drejt kufizimit të domain.al për Regjistruesit.

Zela dhe Gashi kanë përshëndetur marrëveshjen ndërmjet dy qeverive dhe kanë rënë dakord të fillojnë menjëherë punën përgatitore për zbatimin e marrëveshjes.

Dy drejtuesit e AKEP, e kanë cilësuar marrëveshjen ndërqeveritare, si një vendim që shkon në drejtim të frymës që Bashkimi Europian promovon për rajonin tonë që të hiqen barrierat ndaj qytetarëve.

Ky vullnet u theksua edhe gjatë vizitës që zhvilloi në Tiranë, Komisionerja e BE-së për Ekonominë Dixhitale, Mariya Gabriel.

Lexoni: Një Dhomë Ekonomike SHQIPËRI – KOSOVË. Përfaqësitë e dy vendeve e duan

AKEP dhe ARKEP mirëpresin zgjerimin e kësaj marrëveshje edhe me shtetet e tjera të rajonit, si dhe me vendet e Bashkimit Europian dhe do të bashkëpunojnë ngushtësisht në kuadër të BEREC në përmbushje të Axhendës Dixhitale për Ballkanin Perëndimor të udhëhequr nga Komisionerja Gabriel.

/akep.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0