Zakoni i frikshëm i sipërmarrësve. Çfarë bën zgjuar në orën 4 Tim Cook?

Zakoni i frikshëm i sipërmarrësve. Çfarë bën zgjuar në orën 4 Tim Cook?


Si nis dita juaj? Fik alarmin, një dush i shpejtë, dhe kafe diku afër punës?

Kjo është shumë larg nga rutina e Tim Cook.

A do t’ ju pëlqente të filloni ditën tuaj duke dëgjuar disa mijëra njerëz që ankohen edhe nëse janë disa të tjerë i që lavdërojnë pafund telefonat tuaj?

CEO i Apple së fundmi ka dhënë një intervistë për Axios, në të cilën zbuloi pak nga ditët e tij që nisin herët.

Ai zgjohet, përpara orës 4.

Si mund ta bëj njeri këtë zakonisht? Nëse mua do të më duhej të zgjohesha në orën katër të mëngjesit, do të ishte vetëm nëse kam rezervuar një fluturim. Zgjimi në këtë orë shoqërohet me sy të përgjumur dhe një nevojë të tmerrshme për kafe.

Dhe jo ndonjë dëshirë e madhe për të punuar. As që të shkon në mend.

Cook thotë: Në orët e para unë kontrolloj komentet e përdoruesve për të kuptuar çfarë ata kërkojnë realisht. Dhe kjo është shumë e rëndësishme për ne.

Nëse nuk e dini se çfarë mendojnë klientët tuaj për produktin tuaj, si mund t’i kënaqni ata?

Ajo që kemi kuptuar nga të gjithë CEO-t më të suksesshëm në botë është të shfrytëzosh të gjitha orët e ditës. Gjumi është thjesht një opsion, por jo një rregull i pandryshueshëm.

Cook kërkon t’i qëndroj pranë klientit. Kjo është një detyrë që fare thjesht mund të delegohet, por Cook zgjedh ta bëj vet duke qenë në brendësi që çdo problemi.

Ai e kupton se ky biznes varet nga lidhja emocionale me njerëzit, dhe kjo arrihet kur shërbimi është cilësor.

/INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0