2018, viti katastrofik për Facebook. Zuckerberg humbet miliarda dollarë - Business Magazine Albania

2018, viti katastrofik për Facebook. Zuckerberg humbet miliarda dollarë


2018, një vit shkatërrues për Facebook ka lënë një gjurmë të madhe në pasurinë e CEO-së dhe bashkëthemeluesit të tij, Mark Zuckerberg, i cili ka humbur miliarda dollarë.

Lexoni: Mark Zuckerberg detyron stafin e Facebook të përdorë vetëm Android, pas një përplasje me Tim Cook

Zuckerberg e nisi vitin me rreth 75 miliardë dollarë, por, sipas Indeksit Billionaire të Bloomberg, ai kishte arritur në vlerën e 56 miliardë dollarëve këtë të Hënë. Një rënie kjo prej 19 miliardë dollarësh.

Zuckerberg zotëron 13% të aksioneve në Facebook, i cili këtë vit ka qenë i prekur nga krizat, duke përfshirë skandalin e Cambridge Analytica, akuzat për keqmenaxhim, revoltë të aksionarëve dhe pikëpyetje mbi përmbajtjen e papërshtatshme.

Më 25 Korrik, vlera e aksioneve të Facebook u përkeqësua me më shumë se 20% pasi kompania zbuloi fitimet zhgënjyese në tremujorin e dytë. Kjo reflektohet në rënien e lartë të vlerës neto të Zuckerberg.

Lexoni: Të gjithë e kritikojnë, Zuckerberg: “Nuk kam plan të tërhiqem.”

Në pikën më të ulët të aksioneve, më 24 Nëntor, vlera neto e Zuckerberg ishte rreth 52 miliardë dollarë. Çmimet e aksioneve të Facebook janë rikuperuar pak dhe Money parashikon që ai do të humbasë vetëm rreth 15 miliardë dollarë këtë vit.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0