Facebook së fundmi prezantoi të rejat më të fundmit për shërbimin e ri të shërbimit të Customer Chat. Kjo i lejon bizneset të kontaktojnë me klientët e tyre direkt nga website, pa nevojën e Facebook Messegner.
Customer Chat është praktikisht një plugin i cili sjell Facebook Messenger në website, njësoj sikur ata të ishin duke aksesuar direkt Facebook.
Ky plugin gjithashtu ruan të gjithë historikun e bisedave. Kështu, pasi ka komunikuar me një përfaqësues të kompanisë, ai mund të komunikojë edhe me të tjerë më vonë, pa humbur bisedat e mëparshme. E gjithë kjo ruhet Facebook Messenger në vetvete. Ky shërbim u bë publik dhe i aksesueshëm në fillim të muajit Nëntor, në versionin beta.
Sigurisht, suksesi i Customer Chat është fakti që ajo e bën më të lehtë komunikimin midis dy palëve. Ajo është tepër praktike dhe heq nevojën e përdorimit të e-mail. Facebook në fakt e ka nisur që më parë këtë “mission”. Në shtator ajo prezantoi “robotët e chatit” ndërkohë që Messenger arrin 1.3 miliardë përdorues aktivë në muaj.
Thuajse çdokush që është përdorues i rrjetit social, e ka të instaluar në smartphone e tij Facebook Messenger, i cili pak nga pak arriti të ulë nevojën e njerëzve për të përdorur SMS klasike për të komunikuar.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.