“Ne angazhohemi të marrin vetëm një bilanc zyrtar që është pasqyruar në faturat tatimore. Janë dy aspekte për këtë nismë. Së pari, ulja e kredive me probleme në ekonomi. Kjo problematikë u trajtua gjerësisht në mandatin e parë. Grupi i punës hartoi një strategji me qëllim reduktimin e kredive me probleme, ku një ndër masat ishte dhënia e kredive vetëm në bazë të deklaratave tatimore. Ky plan masash është konsultuar edhe me bankat e nivelit të dytë. Duhet të vendoset një normë e re në marrëdhënien mes bankave dhe kompanive.”- tha ministri Ahmetaj.
Siç kishte paralajmëruar më parë, Banka e Shqipërisë pritet të pengojë bankat tregtare për të financuar këto lloj sipërmarrjesh. Guvernatori Sejko, tha se nuk do të mund të marrin kredi biznese që punojnë me dy standarde.
Ministri u shpreh i bindur për deklarimin jo real të pagave. Gvernatori Sejko nga ana e tij, tha se “Mungesa e financave ka kontribuar në kreditë me probleme. Përtej ndikimit negativ që ka dhënë në shtimin e kreditimit të keq, sipërmarrësit janë përballur me sfida të paparashikuar prej tyre. Kredidhënia të mbështet vetëm në deklaratat tatimore.”
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto