Edicioni i 5-të i rubrikës “Njerëzit më me ndikim” të Revistës Kongres analizon kush ka ndikuar më shumë në industrinë e marketingut dhe eventeve në Europë në vitin 2019.
Bordi editorial ka realizuar konkursin që nga viti 2014, duke shtuar vazhdimisht rekomandime të reja nga planifikuesit e njohur të eventeve europiane. Janë vlerësuar më shumë se 185 ndikues në Europën Qendrore dhe Jug-Lindore pas shqyrtimit të pikave kryesore nga industria e takimeve në vitin 2019. Vlerësimi u bazua në disa kritere kryesore, siç janë:
- Arritja e të ardhurave më të mira financiare dhe të faktorëve të tjerë të industrisë së marketingut dhe eventeve në 2019;
- Zbatimi me sukses i inovacioneve dhe faktorëve të tjerë më të kërkuara në fushën e tyre, i cili gjithashtu përfshin projekte të zbatuara me sukses që kanë përcaktuar vitin 2019;
- Ndihma në rritjen e reputacionit dhe profilit të industrisë në vitin 2019;
- Inovacionet që lehtësojnë punën e organizatorëve, ose në mënyrën e tyre, kanë treguar drejtimin që do të marrë industria në të ardhmen.
Bazuar në 1273 anketime individuale dhe 5559 vizita totale individuale, Revista Kongres ka analizuar dhe përzgjedhur listat e njerëzve më me ndikim. Mes tyre dhe një nga Shqipëria.
Lexoni: Rafaela Rica, Kryeson mes sipërmarrësve ndikues në Europë, në botën e agjensive të marketingut
Themeluese dhe CEO e Iceberg Communication (AL)
Ajo ka themeluar kompaninë e saj 18 vjet më parë. Sot, Rafaela Rica është themeluese dhe menaxhere e një prej kompanive më të mëdha të marketingut dhe PR në Shqipëri. E veçanta e kompanisë është që ekipi është themeli i suksesit të saj dhe shumica e anëtarëve të ekipit janë pjesë e kompanisë që nga krijimi i saj. Iceberg Communications punon në marketing dixhital, reklamim, vepra krijuese, evente, dekorime, PR dhe komunikim.
Gjithashtu pjesë e këtyre nominimeve ka qenë edhe Mandarina Promotion, me themeluese Alma Gëxhani dhe Eva Kushova.
Të tjerë janë:
- Yemi A.D. – Themelues, Creative Director dhe CEO në JAD Productions
- Stefan KOZAK – Themelues, Pronar dhe Drejtor menaxhimi në CREATIVE PRO
- Ognena VASILJEVIĆ – Menaxhere e përgjithshme në Momentum Inc. (MK)
- Matjaž JUG – Pronare e ETC Adriatic
- Ivona DABETIĆ JOVOVIĆ – Pronare/Drejtore në Vision Event (ME)
- Antonia RADIĆ – CEO e EX-ALTO d.o.o. (HR)
- Ivo FRANSCHITZ – Pronare & Drejtor menaxhues në ENITED Business Events GmbH (AT)
- Ivana BORAS – Drejtore e përjgjithshme në Projektil
- Miro ANTIĆ – Partner/CEO/ Event Guru në M2Communications (RS)
- Melinda REBREK – CEO dhe pronare në Pirana Productions dhe Zvereene Institute
*(Meeting Industry) – Industria e Takimeve përbëhet nga një gamë e gjerë e organizatorëve, furnitorëve dhe lehtësirave të angazhuara në zhvillimin dhe realizimin e takimeve, konferencave, ekspozitave dhe eventeve të tjera të lidhura me të, të cilat mbahen për të arritur një sërë objektivash profesionale, afariste, kulturore ose akademike.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.