Rafaela Rica, kryeson mes sipërmarrësve ndikues në Europë, në botën e agjensive të marketingut - Business Magazine Albania

Rafaela Rica, kryeson mes sipërmarrësve ndikues në Europë, në botën e agjensive të marketingut


Rafaela Rica, drejtuesja e “Iceberg Communications” është shpallur nga revista prestigjioze “Kongres” si njeriu i dytë më ndikues në Europë në fushën e “Eventeve Kreative dhe Agjensive të Marketingut”. Përkrah disa emrave më të mëdhenj në Europë, Rafaela ia ka dalë që në vitin 2019 me agjensinë që ajo drejton, të renditet e dyta duke e futur kështu Shqipërinë ndër vendet më të zhvilluara dhe ndikuese në Europën Qëndrore dhe Jug-Lindore përsa i përket kësaj industrie.

Në vendin e parë është renditur Yemi A.D, kompani çeke, e cila ka zhvilluar disa nga fushatat e marketingut për kompani botërore si Coca-Cola, Mercedez-Benz, Adidas Originals, T-Mobile etj, me disa çmime ndërkombëtare ndër vite. Ndërkohë, Rafaela Rica duke u renditur e dyta, ka lënë pas agjensi nga vende të Europës dhe Ballkanit si Austria, Polonia, Kroacia, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia etj.

Me mbi 20 vite në treg me kompaninë e saj, viti 2019 ka rezultuar edhe më i suksesshmi duke marrë një vlerësim ndërkombëtar për herë të parë për një kompani shqiptare. “Iceberg Communciations” është i njohur në Shqipëri për disa nga eventet më të rëndësishme që zhvillohen në Tiranë gjatë vitit, por edhe për dekoret tepër kreative të kryeqytetit shqiptar e më gjërë.

Kush e influencoi më shumë industrinë e eventeve në vitin 2019?

Edicioni i 5-të i Revistës “Kongres” në përzgjedhjen e “Njerëzve më me Influencë” për vitin 2019 sapo ka dalë, duke analizuar se kush e ka influencuar më shumë industrinë e eventeve kreative dhe agjensive të marketingut në Europën e Re, ashtu siç ata preferojnë ta quajnë.

Lexo: Si të bëheni një udhëheqës me ndikim

Bordi i revistës “Kongres” e ka filluar këtë kompeticion të përvitshëm që në 2014, duke futur në listë vazhdimisht njerëz dhe kompani marketingu me reputacion në të gjithë Europën. Në kompeticionin e këtij viti janë listuar 185 njerëz ndikues në Europë, pasi janë analizuar projektet e gjithësecilit në vendet e respektive. Ky klasifikim është bazuar në disa kritere shumë të rrepta siç janë: Arritjet në menaxhimin më të mirë financiar, inovacion në marketing dhe projekte të implementuar në mënyrë të suksesshme, përmirësimi i reputacionit të kësaj industrie, inovacion që lehtëson organizimin e eventeve, duke përcaktuar dhe të ardhmen e kësaj industrie.

Kompeticioni është bazuar në 1273 sondazhe dhe 5559 klikime/votime. Pas kësaj, revista Kongres ka përzgjedhur njerëzit më ndikues të cilët janë votuar nga lexuesit.  Revista Kongres është revista më presigjioze në fushën e agjensive të komunikimit dhe industrisë së eventeve në Europë dhe ky është viti i 5-të i këtij kompeticion.

Kongres Magazine

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0