4 mënyra për të kuptuar se përse po largohen punonjësit tuaj

4 mënyra për të kuptuar se përse po largohen punonjësit tuaj


Si pronar i një biznesi është e dhimbshme dhe e kushtueshme të shihni se punonjësit largohen nga kompania juaj. Kjo ikje shoqërohet edhe me një vështirësi tjetër. Personi që do të vijë do t’i duhet kohë të adaptohet me punën dhe ambientin. Përtej kësaj, e rëndësishme është që të kuptoni se përse u largua personi. Ky është hapi i parë që duhet të ndërmerrni për krijimin e një kulture të fortë të kompanisë me një angazhim më të madh të punonjësve.

Përdorni katër strategjitë e mëposhtme për të zbuluar pse punonjësit tuaj largohen, pavarësisht se cili është pozicioni i tyre:

Komunikoni drejtëpërdrejt me ta për të kuptuar arsyen
Mënyra më e lehtë dhe e shpejtë për të përcaktuar pse punonjësit largohen është të merrni një përgjigje të sinqertë prej tyre. Mund të jetë e vështirë për të pyetur dhe ju mund të ndiheni të gatshëm për të komunikuar me punonjësit, por është një mundësi e humbur nëse nuk i pyesni ata në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Pavarësisht emocioneve tuaja në lidhje me situatën, ata po largohen nga shoqëria juaj dhe duhet të përpiqeni ta ndryshoni këtë situatë. Bisedoni me ta dhe mundohuni të kuptoni se çfarë i detyroi të merrnin vendimin e largimit.

Jepuni atyre hapsirë që të jenë të sinqertë me situatën. Komunikimi ballë për ballë ju mundëson t’i dëgjoni ata dhe të mësoni nga përvoja e tyre në biznesin tuaj.

Sillni në vëmendje disa raste të mëparshme të largimit nga puna
Ndoshta ju nuk jeni në gjendje të kuptoni arsyen se pse dikush zgjodhi të largohet nga stafi apo kompania juaj. Në këtë rast sugjerohet që të kujtoni të gjithë personat që janë larguar më parë nga ju dhe të mundoheni të analizoni rastet. Vetëm duke ballafaquar situatat do të mund të arrini të kuptoni arsyen që ai vetë mund të mos ua ketë treguar.

Lexo: Do të lini punën? Ja si të shkruani një shënim të përsosur për largimin tuaj

Pyesni për kompaninë tuaj
Bëni përpjekjet për të biseduar jo vetëm me punonjësit e larguar, por edhe me mbikëqyrësit, menaxherët, miqtë e tyre dhe të tjerët me të cilët mund të kenë ndërvepruar shpesh. Ndoshta dikush që ka qenë i afërt me personin që u largua mund të dijë të thotë diçka rreth kësaj gjëje. Gjithashtu, pyesni nëse ndonjë ngjarje e fundit, mund të ketë bërë që punonjësi juaj të largohet.

Kërkoni informacion se çfarë bëjnë ish-punonjësit tuaj pasi largohen
Pavarësisht nëse merrni ndonjë informacion mbi atë që ndodhi nga punëtorët e tjerë apo jo, është një ide e mirë të ndiqni ato që bëjnë ish-punonjësit tuaj më pas. Do të kuptoni se çfarë kanë bërë ata dhe me se po merren pasi u larguan nga ju. Ndoshta ata nuk u ndien të vlerësuar nga ekipi juaj. Nëse kthehen në shkollë ose regjistrohen në trajnime të tjera, atëherë ata ishin në kërkim të aftësive të reja dhe ju ndoshta nuk i keni mbështetur në këtë drejtim. Duke vëzhguar sjelljen në të ardhmen, ju mund të mblidhni informacione të dobishme dhe të zbuloni edhe shkaqet e rasteve të tjera të ngjajshme.

Mësoni nga punonjësit që largohen. Mund të jetë e kushtueshme  dhe madje emocionuese për të përcaktuar se çfarë i bën individët të largohen nga biznesi juaj. Thënë kështu, vënia në punë dhe mësimi nga gabimet e së kaluarës, do t’ju ndihmojë të parandaloni që të njëjtat çështje të shfaqen përsëri. Do t’ju kursejë gjithashtu kohë dhe para të konsiderueshme gjatë rrugës, pasi nuk do të keni nevojë të rekrutoni vazhdimisht njerëz të rinj për të zëvendësuar ata që largohen.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0