Gjermania do të investojë 25.5 milionë euro në arsimin profesional në Ballkanin Perëndimor - Business Magazine Albania

Gjermania do të investojë 25.5 milionë euro në arsimin profesional në Ballkanin Perëndimor


Marrëveshja e nënshkruar nga Banka e Gjermanisë për Zhvillim KfW me Forumin e Investimeve të Dhomave të Ballkanit Perëndimor (WB6 CIF) është bërë me dije nga Dhoma e Tregtisë Malazeze.

Kjo e fundit do të koordinojë projektin, i cili synon të fuqizojë arsimin profesional në Ballkan me qëllim rritjen e punësueshmërisë dhe zhvillimin e sipërmarrjes në këtë treg.

Aktualisht, në Ballkan dhe Shqipëri po zhvillohen disa programe për nxitjen e sipërmarrjeve të reja. Përmes Programit IDEA dhe trajnimeve me metodën CEFE, llogaritet që mbi 1600 sipërmarrës të rinj të kenë zhvilluar idetë e tyre të biznesit, qindra pre të cilëve po i zhvillojnë ato konkretisht.

Lexo: SFIDA IDEA PËRZGJEDH FINALISTËT

Nga ana tjetër, edhe shkollat e mesme profesionale dhe qëndrat e formimit profesional janë prekur nga angazhime të programeve gjermane të zhvillimit të arsimit.

Një tjetër projekt intensive në mbështetjen e arsimit professional është Aftësi për Punë, pjesë e programit sviceran Swisscontact.

Lexo: Hapet Akademia “Aftësi për Punë” – Shkolla Verore 2019

Seenews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0