Facebook ju gjurmon ku jeni edhe nëse e keni fikur lokalizuesin - Business Magazine Albania

Facebook ju gjurmon ku jeni edhe nëse e keni fikur lokalizuesin


Facebook pranon se mbledh vazhdimisht informacione për vendndodhjen e secilit prej përdoruesve të tij, për arsye sigurie dhe për qëllime reklamimi, pavarësisht nëse përdoruesit e kanë aktivizuar apo jo gjeolokalizuesin.

Në mes të këtij muaji, në një letër dërguar dy senatorëve amerikanë, kompania pranon se,  “Edhe nëse dikush nuk aktivizon të dhënat e vendndodhjes, Facebook ende mund të përcaktojë pjesërisht vendndodhjen e tyre, falë informacionit që ata japin përmes aktiviteteve dhe lidhjeve të tyre në shërbimet tona të ndryshme”.

Kur njerëzit çaktivizojnë gjeolokalizuesin, platforma ruan akoma të dhëna, por janë veçanërisht adresat IP (sistemi i identifikimit të një lidhjeje në internet), ato që tradhtojnë përdoruesit e shqetësuar për ruajtjen e sekretit.

Por, Facebook thekson se në këtë rast, ndalet në nivelin e qytetit ose kodit postar, pa u përpjekur të shkojë më tej, përveçse për arsye sigurie.

Grupi kalifornian mbledh të dhëna personale të të gjitha llojeve, nga afërsisht 2,2 miliardë përdorues të tij të përditshëm, të cilët përdorin të paktën një prej platformave të tij (Instagram, Messenger, WhatsApp, Facebook).

Techradar

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0