Musk thotë se mund ta ketë gjetur zgjidhjen për autizmin dhe skizofreninë

Musk thotë se e ka zhvilluar algoritmin për të “zgjidhur” problemin e autizmit dhe skizofrenisë


Sipas Elon Musk, kompania tij e specializuar në teknologjinë nervore, mund të ketë gjetur “zgjidhjen” për problemet me skizofreni dhe autizëm.

Qëllimi i Neuralink është të krijojë një çip ku integrohet algoritmi, që pastaj mund të implantohet në trurin e një personi dhe do të jetë në gjendje të regjistrojë aktivitetin e trurit dhe ta stimulojë atë potencialisht.

Lexoni gjithashtu:

Musk thotë se ndërtimi i një qyteti “të banueshëm” në Mars, kërkon një mijë anije kozmike dhe 20 vjet punë

Duke folur në një podcast të quajtur “Artificial Intelligence” me Lex Fridman, Musk u pyet se cilat janë zbulimet më interesante që mund t’i sjellë kompania e tij Neuralink.

“Mendoj se Neuralink që nga fillimi do të zgjidhë shumë probleme që lidhen me trurin. Mund të trajtojë autizmin, skizofreninë, humbjen e kujtesës – sepse të gjithë përjetojnë humbje të kujtesës në faza të ndryshme të moshës. Prindërit nuk mund të mbajnë mend fëmijët e tyre”, ka thënë Musk.

Mbetet e paqartë, se çfarë ka dashur të thotë me “zgjidhjen” lidhur me autizmin, pasi që autizmi nuk është një sëmundje nervore, por paaftësi zhvillimore.

“Autizmi nuk është një sëmundje dhe nuk mund të ‘shërohet’. Shpesh njerëzit mendojnë se ky është një aspekt themelor i identitetit të tyre”, thuhet në raportin e Shoqatës Kombëtare të Autizmit në Britaninë e Madhe. Organizata Botërore e Shëndetit, e karakterizon skizofreninë si një “çrregullim të rëndë mendor”.

Lexoni:

Tesla sfidon Volkswagen, Mercedes dhe BMW, hap fabrikën e parë në Gjermani

Musk e themeloi Neuralink në vitin 2016, derisa në vitet e para të ekzistencës, kompania operonte në fshehtësi.

Këtë vit, kompania ka qenë më e zëshme pasi publikoi në korrik një letër të bardhë në lidhje me hartimin e një çipi për tru. Gjithashtu, Elon Musk me shumë entuziazëm njoftoi se kompania ka filluar testimin e disa majmunëve.

Neuralink chip

Musk ka thënë më herët se teknologjia mund të përdoret për të trajtuar gjendjet neurologjike siç janë Alzhaimer dhe Parkinson.

Ai gjithashtu i tha Fridman-it, se kjo teknologji mund të përdoret për të trajtuar “dëmtimin kritik të trurit ose palcës kurrizore”. Por qëllimi i tij eventual është të bashkojë vetëdijen njerëzore me algoritëm.

“Neuralink synon të adresojë rrezikun ekzistencial që lidhet me inteligjencën artificiale. Ne nuk do të jemi më të zgjuar se një super kompjuter dixhital, kështu që nëse nuk mund ta mposhtim, do të provojmë t’i bashkohemi”, ka thënë Musk për Fridman.

Dëgjoni intervistën e tij të plotë KËTU

MarketsInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0