Facebook kaloi gjysmën e dytë të vitit 2016 duke u përpjekur të blinte Musical.ly, në një përpjekje për të hyrë në tregun kinez. Bisedimet ishin “serioze”, por kurrë nuk u realizuan sepse Facebook nuk arriti ta mbyllte marrëveshjen.
Lexoni:
ByteDance e bleu Musical.ly në vitin 2017.
Drejtori i Facebook, e ka akuzuar platformën TikTok për censurimin e përdoruesve të saj dhe pastrimin e përmbajtjeve që nuk i pëlqejnë qeverisë kineze. TikTok e ka mohuar këtë akuzë.
Gjatë një fjalimi publik në Universitetin Georgetown në tetor, Zuckerberg tha: “Ndërsa WhatsApp u përdor nga protestuesit dhe aktivistët kudo për shkak të mbrojtjes së privatësisë, në aplikacionin kinez TikTok, i cili po rritet shpejt në të gjithë botën, postimet për të njëjtat protesta janë censuruar, madje edhe këtu në SHBA. ”
Ai shtoi: “A është ky interneti që duam?”
Por sulmet e Zuckerberg ndaj TikTok ishin të motivuara në mënyrë cinike.
“Facebook është aq i zhgënjyer se TikTok është i vetmi rrjet social që ata nuk mund ta mposhtin, sa që po përdorin argumentet gjeopolitike dhe ligjvënës në Washington për të bërë luftë,” tha një ish-punonjës i rangut të lartë në Facebook për BuzzFeed.
Instagram të martën lançoi një video tipar me format të shkurtër të quajtur “Reels” në Brazil, i cili konsiderohet se është kopje e TikTok. Lexoni më shumë për këtë risi KËTU.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto